Blerja e votave/ Dëshmitari rrëfen si i ndoqi këmba-këmbës drejtorët e PS që shpërndanin paratë

Drejtorët e PS-së kanë shpërndarë paratë për blerjen e votave. Deklarata është bërë nga kreu i degës së PD-së Gjirokastër, Dasho Aliko, sipas të cilit paratë janë shpërndarë me thasë në fshatra dhe zona të ndryshme.

Gjatë një interviste për TV Gjirokastra, Aliko tregon madje sesi drejtues të PD-së ndiqnin këmba këmbës blerësit e votave në qarkun e Gjirokastrës.

“Ju vetë jeni dëshmitarë edhe këtu në Gjirokastër se si ne bridhnim këmba këmbës për të kapur njerëzit me thasë, drejtorat e PS-së dhe më gjerë.

Me thasë me lekë në xhipat e tyre për të blerë votat në institucione të ndryshme dhe në fshatra të ndryshme.

Kjo nuk mund të kalohet më kështu sepse vajtëm 29 vjet që Shqipëria është në tranzicion. Ne luftojmë për një kauzë të drejtë, që Shqipëria të jetë si gjithë Evropa”, tha Aliko.