Babëzi deri në çmenduri! Rama, 15 milionë euro një kilometër rrugë në Milot-Balldren

Mediat kanë siguruar kontratë marrëveshjen mes qeverisë dhe kompanisë fituese të koncensionarit për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren.

Sipas projektligjit të mbërritur në Kuvend për ndërtimin e këtij segmenti rrugor prej vetëm 17.2 km duhen gati 260 milionë euro.

Kjo do të thotë se taksapaguesit shqiptarë do paguajnë shifrën e çmendur prej 15 milionë euro për çdo kilometër të rrugës, e cila shtrihet në një terren fushor dhe ndjek gjurmën e rrugës ekzistuese, shkruan Neës 24.

Por si arriti në këtë vlerë kaq të lartë kostoja për ndërtimin e aksit Milot-Balldren nga kompania ANK sh.p.k?

Fillimisht, në relacionin e buxhetit të shtetit për vitin 2018 qeveria kishte përcaktuar një fond total prej 113 milionë eurosh. 7 muaj më vonë kostoja e rrugës u shtua me 48 milionë euro duke shkuar në 161.5 milionë euro, vlerë kjo e paraqitur nga kompania ANK sh.p.k, e cila hyri në garë me propozim të pakërkuar dhe përfitoi menjëherë bonusin prej 8.5 pikë %.

Pas këtij momenti qeveria dhe kompania negociuan dhe normën e fitimit e interesat për 13 vitet e shlyerjes duke e çuan koston e rrugës në 213,7 milionë euro, e cila në total bashkë me TVSH arrin gati 260 milionë euro.

Sipas kontratës së propozuar për miratim, bëhet fjalë për një rrugë fushore pa vështirësi e pengesa punimesh e cila shtrihet përgjatë aksit ekzistues që lidh Milotin me qytetin e Lezhës.

Shifra e fryrë e kësaj rruge nuk ka të krahasuar me çmimin dhe terrenin e rrugës së Kombit. Dhe për më tepër as nuk i afrohet shifrave të përdorura për autostradën Levan-Vlorë e cila kaloi e gjitha në një gjurmë të re dhe në një terren pothuaj të njëjtë me atë të Milot-Balldren.

Ndërkohë që, çmimi prej 15 milionë eurosh/km nuk gjendet as në projekte të ngjashme në vende të Rajonit e të Europës.

Bashkë me rrugën Milot-Balldren qeveria ka dërguar në Kuvend edhe kontratën koncensionare për rrugën Orikum-Dukat, vlera e të cilës është 67.3 mln euro me një gjatësi prej 14.7 km.

Koncensioni për rrugën Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat u dhanë nga qeveria në një kohë kur ka propozuar që nga 1 Korriku 2019 të mos jepen PPP me propozim të pakërkuar në infrastrukturë.

Fondi Monetar Ndërkombëtarë dhe Banka Botërore i kanë cilësuar koncensionet me propozim të pakërkuar si forma të rrezikshme për buxhetin dhe me ndikim në borxhin publik.

Kontratë-marrëveshja:

111 2

22