10 pyetje për Ramën dhe qeverinë që na vjedh pa maska…

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat u shpreh se, kjo qeveri vjedh e grabit shqiptarët përditë. Vasili përmendi faktin se qeveria ka humbur gjyqin me Becchetin, duke u detyruar që t’i kthejë atij 140 milionë euro, Ai shtoi se ndërsa hajdutët në Rinas vjedhin me maska, kjo qeveri grabit me hajdutë në pushtet.

“Qeveria ka humbur 140 milionë euro në gjyq me Beccettin. Këto janë para të taksapaguesve shqiptarë që shpërdorohen në mënyrë skandaloze.  Kjo qeveri nuk ka bërë publike gjyqin me Becchettin. Ky është një skandal i madh financuar, që po rrënon ekonominë shqiptare. Ne do të informojmë partnerët ekonomikë të Shqipërisë për këtë grabitje të madhe shtetërore.

Kjo qeveri e ka ‘traditë’ vjedhjen e grabitjen në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Qeveria e nisi grabitjen me skandalin te Unaza dhe e përfundoi me kompensimin financiar që i detyrohet Becchetit. Kjo qeverisje me Edi Ramën në krye vetëm prodhon skandale përditë. Të nderuar qytetarë jemi përpara situatën kur grabitësit e Rinasit janë me maska, ndërsa hajdutët në qeveri janë pa maska, por vjedhin hapur në sytë e botës. Këtë lloj turpi ne nuk duhet ta pranojmë”, tha Vasili.

Deklarata për media e Nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili 

Të nderuar qytetarë,

Në vijim te denoncimit të vazhdueshëm të krimit financiar, i cili po konsumohet nga qeveria e Edi Ramës  sigurisht lajmet janë gjithmonë e më tronditëse. Dje bëmë publik tenderat sekret, plot 216 të tillë, vlera e të cilëve shkon qindra milionë euro. Sot jemi këtu së bashku për të ndarë një tjetër skandal të përmasave shumë të mëdha të karakterit financiar dhe që ka të bëjë me humbjen nga qeveria e Edi Ramës të gjyqit me biznesmenin italian Francesko Becheti, qeveria shqiptare ka humbur 140 milionë euro. Ky është një faj penal nga më të rëndit që mund të ekzistojë pasi nga xhepat e shqiptarëve të varfër, duhet të dalin plot 140 milionë euro për shkak të një fajtori të vetëm që është Edi Rama dhe qeveria e tij. Në emër të të gjithë shqiptarëve, po ju drejtohem sot me 10 pyetje për të cilat të gjithë shqiptarët kërkojnë një përgjigje të qartë pa ekuivok dhe e cila konsiston pikërisht në:

  1. Përse nuk e bën publik qeveria këtë vendim?
  2. Kush do ta paguajë këtë shumë marramendëse?
  3. Cilat janë veprimet antiligjore të qeverisë të cilat çuan në këtë vendim shumë të rëndë kundër shqiptarëve dhe shtetit shqiptar
  4. Cila është përgjegjësia individuale e Kryeministrit Edi Rama në komunikimin për këtë çështje, komunikimin shtetëror dhe publik?
  5. Cilat janë përgjegjësitë e ekzekutivit, individuale, përgjegjësitë e ministrave konkret të drejtorëve përkatës konkret, të lidhur me veprimet që kanë kryer lidhur me këtë çështje?
  6. Cilat janë përgjegjësit e Prokurorisë, për urdhrat që ajo ka nxjerrë, vendimet që ka marrë në mbështetje të këtij spekulimi dhe sabotimi të financave të shtetit nga ana e qeverisë?
  7. Çfarë procesesh arbitrare të tjera janë duke u zhvilluar kundër qeverisë dhe sa shkon vlera financiare e tyre.
  8. Përse nuk u mor asnjë masë, pra asnjë masë e vetme ndaj alarmit të dhënë nga ministri i drejtësisë në prillin e vitit 2017, kjo është letra publike, të cilën po ua bëj publike të nderuar qytetarë, ku në prill të 2017 pikërisht në datën 10 prill me numër protokolli 2357/1, është njoftuar kryeministri i Shqipërisë për rrezikun e humbjeve në arbitrazh të 2 miliard eurove, përveç 85 milion eurove të tjera të hu ura e të filluar pagesa. Dhe i është kërkuar publikisht që të pezullohen në mënyrë urgjente të gjitha llojet e proceduarve përkatëse, në mënyrë që shteti të mos përballet me një katastrofë financiare të vërtetë.

Pyetja 9. Interesat e kujt janë favorizuar nga prishja e njëanshme e kontratave kur shteti rrezikon të humbasë edhe qindra milionë euro  të tjera?

Pyetja 10. Përse Prokuroria shqiptare ende nuk ka filluar çështjen penale ndaj Edi Ramës dhe qeverisë për shpërdorim të detyrës që me veprimet dhe me mosveprimet e tyre, kanë sjellë pasoja dhe dëme kolosale ndaj financave publike?

Të nderuar qytetarë, të gjitha këto pyetje, të gjitha këto çështje të mëdha, kritike për financat e shtetit shqiptar dhe që bien mbi kurrizin e shqiptarëve, institucionet financiare nuk kanë asnjë njoftim zyrtar nga ana e qeverisë. Dhe sigurisht ne do t’i njoftojmë ato për këtë skandal financiar, i cili po konsumohet ditën për diell dhe që po rrënon financat publike dhe përkatësisht Fondin Monetar, Bankën botërore, Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komisionin Europian dhe të gjitha vendet të cilat operojnë me kredi apo me ndihma të caktuara financiare drejt shteti shqiptar, për të ditur sesi shpërdorohen këto ndihma.

Praktikisht të nderuar qytetarë jemi përpara situatës ku grabitësit e Rinasit janë me maska dhe nuk po gjenden ende, por grabitësit e qeverisë janë pa maska, janë ditën për diell. Vetëm Prokuroria shqiptare që ka zgjedhur të vetë sakrifikohet me qeverinë nuk i sheh dot ata. Ju faleminderit!