Ballina Politikë Gjuzi: Ramën e hipëm tek kali i Skëndërbeut për 100 lekë para...

Gjuzi: Ramën e hipëm tek kali i Skëndërbeut për 100 lekë para ‘90, i mori dhe iku me vrap

Kryetari i Partisë Konservatore dhe deputeti më i ri në Parlament, Kujtim Gjuzi i ftuar në “Të paekspozuarit” ka treguar disa detaje për kryeministrin Edi Rama.

Sipas Gjuzit, për një bast të vënë mes deputetit, kryeministrit dhe 7 shokëve të tyre, Rama është ngjitur tek busti i Skënderbeut.
“Rama hipi tek kali i Skënderbeut. Për 100 lekë, të vjetra. Dhe mbasi i mori, iku me vrap dhe nuk na qerasi me asgjë. Ja ky është Edi Rama. Kam 7 dëshmitarë,“-tha Gjuzi.

Në mbyllje të intervistës në emisionin “Të Paekspozuarit”, deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi, i ka bërë një thirrje mjaft origjinale, kryeministrit Edi Rama.

“Edi Rama, kujdes, most të të shoh me këmbë përpjetë në zyrën e Gramoz Rucit. Kujdes, këtu kanë ardhur konservatorët! Edi Rama!”, tha Kujtim Gjuzi.

Gjuzi tha gjithashtu se kompania Atlantic që prodhon orë, e ka kërkuar Kujtim Gjuzin për bashkëpunim, por ai ende nuk ka pranuar.

Exit mobile version