Një tjetër kandidat i listës së PD refuzon mandatin, Ruka: Do të vazhdoj të jem besnik krah demokratëve

Listës së kandidatëve nga lista shumë emërore e PD që refuzon të marë mandatin e deputetit pas vendimit të kësaj partie për të lënë parlamentin dhe për të  djegur mandatet i është bashkuar edhe Sokol Ruka.

“Duke filluar me “pazarin” e shitblerjes së votës e cila deformon vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Shqiptarët e varfër nuk meritojnë të të drejtohen akoma nga përfaqësues të korruptuar. Është pikërisht ky parlamentë që e ka çuar shqipërinë në kete humnerë politike, ekonomike dhe kriminale”.

Potimi i plotë i tij

REFUZOJ TE BËHEM FASADË

Të dashur miq demokratë.

Dëshiroj t’ju bëj me dije refuzimin tim ndaj kërkesës së KQZ për të plotësuar vendet vakante në Parlament të cilat u dogjën nga Deputetët e Partisë Demokratike.

Që në fillim kam qenë pro vendimit të Partisë Demokratike për djegien e mandateve parlamentare.
Unë nuk mund ta pranoj që Shqipëria të ketë një parlament ilegjitim dhe të korruptuar.
Duke filluar me “pazarin” e shitblerjes së votës e cila deformon vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Shqiptarët e varfër nuk meritojnë të të drejtohen akoma nga përfaqësues të korruptuar. Është pikërisht ky parlamentë që e ka çuar shqipërinë në kete humnerë politike, ekonomike dhe kriminale.
Qeveritarët sot nuk janë përfaqësues të qytetarëve por të trafikantëve të drogës, bandave kriminale të cilat kanë uzurpuar qyetet tona.

Unë sot jam i palëkundur krah demokratëve po njësoj si në vitin 2017, në të cilën isha pjesë e listës shumëemërore të kandidatëve të Partisë Demokratike.
Unë do të vazhdoj të jem besnik krah demokratëve dhe Kryetarit z.Lulzim Basha. Kam bindjen dhe shpresën e madhe se duke qenë të bashkuar ne do tia dalim jo vetëm duke fituar mbi të keqen, por duke e bërë vendin tonë më të mirë dhe më të begatë.
#AsnjëHapMbrapa.

1 3

2 3