Ballina Politikë “Do kthejmë vendin në shinat e normalitetit kushtetues e ligjor, apo ta...

“Do kthejmë vendin në shinat e normalitetit kushtetues e ligjor, apo ta lëmë në dorë të sunduesit”?!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, me anë të një postimi në rrjetet sociale ku ka komentuar qeverie.

Sipas Manjanit, ne jemi në gjendje emergjente, për ndalimin e së keqes e cila nuk di të qeverisi por të sundojë.

Ai shprehet se, çështja themelore është të kthejmë vendin në shinat e normalitetit.

Postimi i plotë

Nuk mendoj se jemi në kushtet që duhet të zgjedhim kush është më i miri.

Jemi në emergjencën e ndalimit dhe idealisht të largimit të së keqes që nuk qeveris, por sundon.

Sundimi politik mbi çdo normë e ligj, po sjell dëme të pariparueshme.

Pra çështja themelore është do kthejmë vendin në shinat e normalitetit kushtetues e ligjor, apo ta lëmë në dorë të sunduesit?!

Debati se kush është më i miri është kot dhe shmang vemendjen nga çështja kryesore…

Exit mobile version