Ballina Politikë Bardhi: Zgjedhja e vetme e krizës është largimi i Edi Ramës një...

Bardhi: Zgjedhja e vetme e krizës është largimi i Edi Ramës një orë e më parë!

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se, shqiptarët do të protestojnë deri ditën kur t’u garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe të lirohen nga njeriu që u ka marrë peng të ardhmen Europiane.

Ai deklaroi nga sheshi ‘Shqiponja’, se javën e ardhshme shqiptarët do të protestojnë para kryeministrisë.

Bardhi tha se, zgjedhja e vetme e krizës është largimi i Edi Ramës një orë e më parë, krijimi i një qeverie tranzitore e cila do t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ndërkohë Bardhi ka theksuar se në 11 maj do të tronditen themelet e qeverisë, pasi një numër shumë i madh shqiptarët do të mësyjnë përballë kryeministrisë.

Gjithashtu ai deklaroi se protestat e qytetarëve shqiptarë do të vijojnë çdo ditë në forma nga më të ndryshme.

‘Protesta e radhës e para kryeministrisë do të jetë në 11 Maj ora 18:30, e cila do të jetë protesta më e madhe që kanë parë shqiptarët deri tani. Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë çdo ditë para bashkisë së Tiranës, si dhe do të ketë protesta çdo ditë nga çdo shtresë shoqërore në vend, e cila ka probleme të pazgjidhura me qeverinë’, deklaroi Bardhi.

‘Deri sa Shqipëria të ketë zgjedhje të liria dhe të ndershme, shqiptarët do të vijojnë të protestojnë,. Kuy është vetëm fillimi, javën tjetër kemi protestën popullore përballë kryeministrisë. Shqiptarët do të protestojnë deri ditën që do të lirohen nga personi që ju ka marrë peng të ardhmen europiane’, deklaroi Bardhi.

 

Exit mobile version