Gjermania përzë Thaçin dhe i premton Haradinajt heqjen e vizave

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kanë marrë një ‘Po’ të Gjermanisë, sa i përket procesit të liberalizimit të vizave për kosovarët. Deklarata e Haradinajt është e kundërt nga deklarata që bëri dje Presidenti Thaçi. Ky i fundit deklaroi se nuk pritet liberalizim i vizave për Kosovën nga BE.

Ndërkohë një ditë më pas Haradinaj ka deklaruar pas takimit me ministrin e Brendshëm gjerman se ka marrë premtimin e Berlinit për liberalizmin e vizave. Lajmet e mira Gjermania tani po ja përcjell Kosovës përmes Haradinajt.

Haradinaj i bëri këto deklarata pas takimit me ministrin e Brendshëm të Gjermanisë, Horst Seehofer, raporton Gazeta Express.
Haradinaj ka falendëruar kancelaren Merkel, për besimin dhe përkrahjen.

Reagimi i plotë i Haradinajt:
Danke Deutschland!
Pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, morëm “Po”-në e Gjermanisë për liberalizimin e vizave.Faleminderit Kancelares Merkel dhe shtetit Gjerman për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për popullin e Kosovës.