“Ja fytyra e atij që kërkon të ndërtojë kulla”, Tabaku reagon pas zhdukjes së emrit të Teatrit

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar menjëherë ndaj zhdukjes së emrit të Teatrit Kombëtar, në fshehtësi, gjatë natës, nga bashkia.

Postimi në Facebook

“Mbrëmjen e djeshme, hajdutëshe qeveria ka hequr emrin nga godina e Teatrit Kombëtar duke provokuar shqiptarët dhe qytetarët kundër prishjes së teatrit. Kjo sjellje prej hajduti është fytyra e vërtetë që tregon se kush po dëshiron prishjen teatrit dhe kush do ndërtojë kullat duke prishur trashëgiminë e qytetit”.

auto 58379291 10211718473471049 4967593469867458560 n1556269433