Denoncimi për vjedhjen e fundit të të bindurit të Ramës, Agushi: Patozi më falsifikoi firmën, jam jashtë

Krijimi i Bindjes Demokratike është bërë me firma fiktive. Kanë qenë 5 qytetarë të cilët kanë deklaruar sot se ata nuk kanë hedhur firmën e tyre për krijimin e BD-së, madje 4 prej tyre kanë bërë ankimim edhe në Gjykatën e Tiranës.

Një nga qytetarët, Dritan Agushi, ka deklaruar se është njoftuar nga familjarët e tij për firmën, pasi ai vetëm ka disa kohë që ndodhet jashtë vendit. Akuza nga Dritan Agushi, Z.Molla. Sh.Proshka, M.Meme, M.Krasniqi.

brenda më pak se pesë orëve nga paraqitja e kërkesës në gjykatë. Pas këtij miratimi ajo ka paraqitur këkesën në KQZ për t’u regjistruar si parti elektorale në zgjedhjet lokale.

Pa asnjë dyshim, është rekord botëror në legalizimin dhe regjistrimin e një partie të sapokrijuar. Kjo procedurë jashtëzakonisht e shpejtë dëshmon se gjykata ka qenë në shërbim të Zotit Patozi për të ligjëruar partinë e tij, pa zbatuar procedurat dhe standardet ligjore.

Krijimi dhe veprimtaria e partive politike rregullohen nga Ligji për Partitë Politike, i cili përcakton disa kushte që duhen plotësuar dhe verifikuar nga gjykata për të regjistruar një parti.

Për regjistrim duhen paraqitur në Gjykatën e Tiranës kërkesa për regjistrim, e cila duhet firmosur nga të paktën tre mijë individë, anëtarë themelues të partisë; statuti i miratuar i partisë; dhe kryetari i partisë, i cili është përfaqësuesi ligjor i saj.

Ndërkohë, dokumentacioni duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor, i cili përveçse verifikimit të përmbushjes së kushteve të mësipërme, duhet gjithashtu të verifikojë nëse statuti dhe dokumentat e tjera të partisë janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.

Kushtetuta e Shqipërisë, Neni 9/2, ndalon e krijimin e partive të cilat “mbështeten në metoda totalitariste, që nxitin e përkrahin urrejtjen racore, fetare, krahinore ose etnike, që përdorin dhunën për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore, si edhe ato me karakter të fshehtë”.

Në zbërthim të Kushtetutës, Ligji për Partitë Politike, Neni 7, zbërthen në detaje rastet kur nuk mund të krijohen partitë politike, përfshi ato kur funksionimi i saj bie ndesh me parimet demokratike dhe shtetin e së drejtës.

Në zbatim të Kushtetutës dhe të ligjit, pas dorëzimit të kërkesës nga personat e interesuar për të krijuar një parti, Gjykata duhet të shqyrtojë, formalisht dhe në thelb, përmbajtjen e statutit dhe të dokumentave të tjerë të propozimit, brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesës.

Pjesë e shqyrtimit gjuhësor duhet të jetë edhe verifikimi i ekzistencës dhe orgjinalitetit të firmave të 3 mijë anëtarëve themelues. Ligji përcakton se për çdo anëtar themelues duhet të tregohen emri, mbiemri, numri personal i identifikimit, vendbanimi.
Nëse Gjykata ka dyshime në lidhje me ekzistencën ose saktësinë e të dhënave të anëtarëve themelues, ajo i lë partisë afat 20 ditor për të plotësuar apo saktësuar të dhënat.

Është e qartë se shqyrtimi gjyqësor kërkon kohë të konsiderueshme, ndaj edhe ligji i jep gjykatës 30 ditë të verifikojë të dhënat dhe të japë vendim për regjistrim të partisë politike.

Por në rastin e Zotit Patozi është zhvilluar një procedurë rrufe. Kërkesa për regjistrim është paraqitur sot paradite në Gjykatën e Tiranës dhe në mesditë çdo gjë ka qenë e përfunduar.

Le të supozojmë se kërkesa është paraqitur që në orën 08:00 të mëngjesit, ora kur hapet administrata e gjykatës, dhe le të supozojmë se regjistrimi ka përunduar në orën 13:00, kur është bërë publik fakti se partia e ishte regjistruar (ekziston mundësia që, në të vërtetë, kërkesa mund të jetë çuar më vonë se ora 08:00 dhe regjistrimi të jetë kryer më parë se ora 13:00). Kjo do të thotë se regjistrimi i partisë është bërë brenda pesë orëve.