1,5 ton drogë nga Shqipëria kapen në Itali, reagon Strazimiri: Trafik nën hundën e “Policia që duam”

Mbrëmjen e djeshme policia italiane arriti të sekuestronte 1,5 ton drogë e ardhur nga Shqipëria dhe të arrestonte dy skafistët që shoqëronin lëndën narkotike.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se, e gjithë kjo ndodhi nën hundën e “Policisë që duam” dhe pas deklaratave të kryeministrit Rama dhe ministrit të brendshëm Sandër Lleshi se, “nuk ka më asnjë rrënjë të mbjellur në vend”.

Postimi i plotë i Gent Strazimirit

1.500 kg drogë nën kujdesin e “bravo çunave” drejt Italisë, tani që “s’ka më asnjë rrënjë të mbjellur” …

Që të jesh në gjendje të grumbullosh 1.500 kg drogë, do të thotë që të kesh hapur “ndërmarrje grumbullimi” si në kohë të Kristaqit, me magazina, furnitorë, mercologë e deri tek punëtorë ngarkim-shkarkimi! Që ta transportosh pastaj deri në breg të detit, të duhet edhe një “ndërmarrje transporti” sado modeste, me dispeçeri dhe logjistikë…

E gjitha kjo, nën hundën e “Policia që duam”, asaj më të mirës në Evropë…
Pyetja është:

– sa “ndërmarrje grumbullimi” të tilla funksionojnë suksesplotë, në këtë Shqipërinë tonë të “arritjeve”?

Sado që të jenë, një gjë është e qartë si drita e diellit:

– të vetmit që janë në burg, janë 2 skafistët që kap italiani një ditë po, një ditë jo, një ditë ndoshta… asnjë “punëdhënës” nga ata që kapen duke folur me Gjushin a Damianin për zgjedhje!!!!!