Ballina Aktualitet Lleshi fut policë të infiltruar mes protestuesve, zbulohen 4 spiunët (Foto)

Lleshi fut policë të infiltruar mes protestuesve, zbulohen 4 spiunët (Foto)

Disa mijëra qytetarë i janë përgjigjur thirrjeve për këtë formë proteste, e cila është një nga format e mosbindjes civile, ndërsa policia i ka konsideruar grumbullimet të paligjshme.

E ndërkohë, mes protestuesve janë zbuluar agjentë civilë, që janë denoncuar dhe janë larguar.

Sekretari për Burimet Njerëzore të PD, Seit Dollapi, ka kontaktuar edhe me drejtuesit e Policisë duke i kërkuar të shmangin provokimet.

Nga protesta janë larguar 4 persona të identifikuar si civilë në rradhët e protestuesve.

Opozita prej orës 18:00 ka nisur një protestë të shpërndarë në 5 akse kombëtare duke bllokuar tërësisht qarkullimin për të gjitha rajonet e vendit.

Kjo është protesta e parë e këtij lloji që organizohet nga opozita.

Exit mobile version