I tha fallxhore, Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Do nxihesh më shumë nga sa ishe sot

Rama e e etiketoi me ironi nga salla e Parlamentit si “fallxhore”, ndërsa Kryetarja e LSI, Kryemadhi ka zgjedhur studio televizive për ti dhënë një përgjigje direkte.

“Meqë më tha fallxhore, atëhere po i përgiigjem si fallxhore, që të mos ketë nevojë të shkojë të shikojë fatin tek fallxhoret në Greqi dhe Turqi. Sa më shumë të qëndrosh aty ku je aq më shumë do të nxihesh. Do nxihesh më shumë nga sa ishe nxirë sot në Parlament”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi nuk i ka kursyer batutat në adresë të kryeministrit Edi Rama.

E pyetur nga moderatorja Eni Vasili nëse largohet ose jo Rama me protesta dhe bllokime rrugësh, Kryemadhi lëshoi batutën e radhës.

“Kjo është çështje e Ramës nëse ikën apo nuk ikën, por çdo ditë që ai qëndron, fati i tij bëhet gjithnjë e më i zi, meqë i ka qejf këto fallxhoret”, u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi është shprehur se, sa herë protestohet kryeministri Edi Rama zgjedh të largohet nga Tirana.

“Sa herë ka protesta vendos të ikë nga Tirana, edhe jashtë shtetit. Në të gjitha rastet, edhe në vitet më të vështira, kryeministri ka qëndruar në zyrë. Kjo është një zgjedhje që ka zgjedhur kryeministri, që mendoj se është e gabuar. Njeriu duhet të përballet me të vërtetën”.

“Ne nuk pamë qytetarë të irrituar, përkundrazi ishin solidarë. Pamë shumë makina që kishin hapur krahun në anë të rrugës, duke treguar solidaritet. Ky është një nga hapat që ka hedhur opozita, e do të ketë vazhdimësinë e saj. Gjithçka është në bazë të një strategjie dhe plani, që do të jetë i befasishëm.

Pse? Sepse kryeministri është larguar gjithnjë sa herë ka pasur protesta dhe nuk ka tentuar të qëndrojë e të përballet me njerëzit. Kjo tregon frikën që ka ai, ose s’do të përballet me opinionin mbi këtë situatë”, vijoi Kryemadhi.

E pyetur nëse Rama largohet me protesta dhe bllokim rrugës, kryetarja e LSI dha këtë përgjigje:

“Ai është problemi i Ramës. Çdo ditë që ai qëndron fati i tij bëhet më i zi”.

Kryemadhi 2