Jeton Kaloshi, kandidat i listës së PD Dibër refuzon mandatin e deputetit

Jeton Kaloshi, kryetari aktual i Forumit Rinor të PD në Dibër, ka refuzuar mandatin e deputetit nga lista e PD për qarkun e Dibrës.

Ja çfarë shkruan ai

Të dashur miq!

Vendosa të ndaj me ju lajmin për refuzimin e mandatit të deputetit për në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Vendimi i Partise Demokratike për djegien e mandateve ishte i duhuri madje ky vendim politik gjeti mbështetje të gjerë jo vetëm tek demokratët por edhe tek qytetarët e tjerë.
Nisur nga rrethanat në të cilat ndodhet vendi por edhe duke respektuar vendimin e forcës politike në të cilën aderoj, vendosa të refuzoj mandatin për në Kuvendin e Shqipërisë, mandat të cilin e konsideroj si të pa vlere ne një parlament të dale nga një proces i deformuar zgjedhor dhe i diktuar nga blerja masive e votave.

Në respekt të demokratëve të Dibrës, dhe kushteve të vështira në të cilat ndodhet vendi, refuzoj në mënyrë kategorike të dorëzoj formularin e vetëdeklarimit duke refuzuar të pranoj propozimin e KQZ-se për kandidim.

Kam vendosur të jem në anën e duhur të historisë dhe nuk do të jetë e largët dita kur e drejta do triumfoje.

1 34

2 32