Tronditet Fushë-Kruja, shpërthim i fuqishëm tritoli në një biznes

Një shpërthim me tritol ndodhi gjatë mesnatës në një mobileri në Fushë-Krujë. Sipas burimeve, nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Biznesi është në pronësi të Dhurata Karajt, por ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje.

Sasia e eksplozivit i ishte vënë derës hyrëse të mobilerisë.

Forca policie shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorëve. Ende nuk ka asnjë të arrestuar.