Berisha: Votimi për rikthimin e vizave një vendim dramatik për Shqipërinë dhe shqiptarët

Ish-Kryeministri Sali Berisha, e quajti një lajm shumë të keq votimin e parlamentit Hollandez për rikthimin e vizave për Shqipërinë.

Në një intervistë në televizionin ABCNews, Berisha tha se, krimi i organizuar dhe kërkesat në rritje për azil shtynë parlamentin holandez në këtë vendim.

‘Në opinionin dhe vlerësimin tim ky është një vendim dramatik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Së pari është i pari vendim i këtij lloji që merret për Shqipërinë ndonëse në kushtet e Shqipërisë për liberalizimin e vizave janë me dhjetëra vende që përfitojnë nga liberalizimi i vizave. Vetëm Shqipëria votohet për rikthim vizash nga njëri nga venet më me peshë në BE dhe NATO që është mbretëria e Holandës. Kjo është një ushtimë botërore.

Çfarë e shtyu Holandën të marrë këtë vendim me 105 vota të 9-të partive politike të të gjithë spektrit holandez. Parlamenti shpjegoi se krimi shqiptar agresiv dhe në rritje. Kjo mbështet në një raport të organeve ligjzbatuese, por kemi dhe një deklaratë të përsëritur në raportet e DASH, Shqipëria qendër operacionale e organizatave ndërkombëtare. Së dyti, thonë zëdhënësit e Holandës se, shqiptarët vijnë të parët për azil politik.

Verbëria e Ramës që është përgjegjës për këtë situiatë. I siguroj shqiptarët se po që se qeveria holandeze kërkon të çojë deri në fund këtë nismë, asgjë nuk e pengon.

Këto deklarata të Ramës janë rrugaçërore.

Nëse ju kujtohet se si Gramoz Ruçi i përcolli parlamentarët hollandezë dy vite më parë është e turpshme.

Por nëse qeveria e Hollandës e merr në konsideratë këtë vendim e çon deri në fund.

Kam informacione që ka vende të tjera që po konsiderojnë vendosjen e vizave për shqiptarët”, deklaroi Berisha.

auto sala121555611616