Rama gjen fajtorin e rikthimit të vizave nga Holanda!

Nënkryetari i PD, ish-deputeti Edi Paloka ka reaguar lidhur me rikthimin e vizave nga Holanda. Në një postim në rrjetet sociale, Paloka shkruan me ironi se fajtori është gjetur dhe ai quhet “racizëm”.

Ai shkruan që Holanda është një nga shtetet që mbanë mijra kombësi në vendin e vet dhe tani na ka dalë raciste, sipas PalokasHolanda ishte ai shtet që loboi për të marrë të drejtën evizave shqipëria.

Postimi i poltë i Palokës

U gjet fajtori edhe per rikthimin e vizave, qenka “racizmi”. Holanda kerkon rikthimin e vizave sepse eshte raciste.

Hollanda, ku kane gjetur strehe qytetare te te gjitha kontinenteve dhe racave, qenka raciste !!!

Hollanda qe jo vetem mbeshteti liberalizimin e vizave per shqiptaret, por dhe loboi qe te arrihej , tani papritur doli raciste.

Pak dite me pare ishte Departamenti Amerikan i Shtetit qe deklaronte se “Shqiperia eshte kthyer ne qender operacionale te krimit te organizuar qe e ka shtrire veprimtarine deri ne SHBA…”

Europoli jo me larg se dje deklaronte se “mafia shqiptare eshte kthyer ne problemin kryesor per Evropen”

Qeveria gjermane po ashtu pak dite me pare beri te qarte se krimi dhe korrupsioni i qeverise Rama jane problemi kryesor qe pengon hapjen e negociatave.

Po fajin e paska “racizmi” i deputeteve holandeze. Me mbeshtetjen e ketyre vendeve Shqiperia nenshkroi marreveshjen e Stabilizim-Asocimit, liberalizoi vizat, mori statusin e vendit kandidat per ne BE por tani papritur, pas gjashte viteve qe qeveris Rama, doli qe qenkan raciste dhe raciste vetem me Shqiperine e Rames…

Tani jemi mesuar me kete fakt; kemi nje qeveri te mbytur nga skandalet dhe deshtimet po per kete nuk ka asnje faj Rama, fundja Rama kryeminister eshte…