PD padit në prokurori Veliajn për dhunën e policëve banditë ndaj banorëve të Bregun e Lumit

Partia Demokratike ka dorëzuar në Prokurori kallëzimim penal për Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake. Lajmi është bërë i ditur nga ish-deputetja, Jorida Tabaku.

Në një status në Facebook, Tabaku shkruan se, ‘kërkojmë marrjen e masave për sjelljen e tyre brutale, joligjore e johumane gjatë të gjithë periudhës kohore të gjashtë muajve të fundit por veçanërisht gjatë mëngjesit të 9 Prillit ku fëmijë, gra e të moshuar u dhunuan barbarisht në gjumë nga shteti që duhet ti mbrojë’.

‘Një i moshuar 76-vjeçar u operua në kokë, dy zonja me gjymtyrë të thyera, gra e vajza në komisariat e një fëmijë vetëm 5 vjeç përfundoi më komisariat’, shkruan ish-deputetja Jorida Tabaku.

Sipas saj, kjo sjellje kriminale e policisë duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore dhe urdhëruesit nga Kryetari i Bashkisë, Ministri i Brendshëm deri te Kryeministri duhet të vihen para drejtësisë. ‘Këto sjellje prej banditësh të policisë që dhunën e ka për qytetarët dhe jo për krimin duhet të marrin fund njëherë e përgjithmonë bashkë me bandën në pushtet.

Sa kohë që të vazhdojnë për aq kohë qytetarët jo vetëm nuk do të jenë të mbrojtur por do të gjenden nën dhunën e shtetit policor siç ndodhi sërisht sot’, shkruan Tabaku në reagimin e saj publik.

‘Shteti si hajdut shkoi në te gdhirë e dhunoi gra e fëmijë, largoi median e zaptoi banesat. Kjo sjellje duhet të marrë fund. Kjo sjellje prej pushtuesi e arroganti ndaj të dobëtëve e te pambrojturve duhet te përfundojë.

Kam bindjen që ky kallëzim do të flejë ashtu si flenë dosjet e korrupsionit e dosjet e krimit, ashtu si fshihen përgjimet e vjedhjes së zgjedhjeve e ashtu si fshihen sa e sa krime. Por e sigurte është që drejtësia vonon por nuk harron! Do te vijë dita kur këto shkelës ligji të vihen para drejtësisë!’, përfundon reagimin e saj, ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku.

1 26

2 24

2 23

auto Screenshot 31555488834