Gazetari shpërthen ndaj Hilës: “Qënie e mjerë, ke edhe gruan”…

Dritan Hila në një postim në Facebook mundohet të mbrojë Ramën pas vendimit të parlamentit holandez për rikthimin e vizave, por opinionisti Erl Kodra e quanHilën “qenie të mjerë”.

Në reagimin e tij po në Facebook, Erl Kodra shkruan:

“Besojeni ose jo, ky njeri që ka shkruar këto rradhë është hiç më pak se sa gazetar, që ka edhe gruan gazetare, që të dy kanë nga një program televiziv në dy ekrane të ndryshme!

Besojeni ose jo, por arsyeja kryesore pse Shqipëria është katandisur në këtë pikë fundore janë gazetarët si kjo qenie e mjerë, që deformojnë realitetin dhe e intepretojnë atë sipas shijeve të tyre të bastarduara”.

Në një shënim në Facebook, Hila shkruan: Sa per saktesim: votimi hollandez eshte per vendosjen e vizave per shkak te rritjes se krimit shqiptar. Dhe meqenese kriminelet nuk kane moshen 6 vjeçare (aq sa ka qe qeveris Rama), te paret qe duhet te turperohen jane ata perpara Rames. Ti japim Cezarit ate qe eshte e Cezarit.

(Sa per saktesim, ë. Se edhe Rama ka kusuret e veta por do ja degjojme krismen pas 15 vjetesh).