Rikthimi i vizave/ Berisha thirrje shqiptarëve: Të marrim fatin në dorë dhe të shporrim Edvin Kristaq Krimin

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të parlamentit holandez për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë.

Sipas politikanit që kur Shqipëria fitoi lëvizjen e lirë në zonën Schengen ishte në krye që qeverisë, kjo është dhurata e Edi Ramës për shqiptarët.

“Shqipëria bëhet vendi i parë në Europë dhe në botë, për të cilin një vend anëtar i BE voton për rivendosjen e vizave për zonen e Shengenit”, shkruan ish kryeministri.

Postimi i plotë i ish-Kryeministri Berisha berisha

Kjo eshte dhurata e Edvin Kristaq Krimit per shqiptaret!

Parlamenti i Mbreterise se Hollandes votoi sot me 2/3 e votave per kthim te vizave per shqiptaret.

Miq, Shqiperia behet vendi i pare ne Europe dhe ne bote, per te cilin nje vend anetar i BE voton per rivendosjen e vizave per zonen e Shengenit. Kjo eshte dhurata e Edvin Kristaq Droges dhe narkoshtetit te tij qe nxijne çdo dite emrin e Shqiperise si eksportues i madh i krimit dhe droges ne Europe.

Ky vendim deshmon se jo negociatat qe nuk do hapen por po ecet drejt rikthimit te vizave per shqiptaret dhe eshte nje apel per çdo qytetar te ketij vendi te marrim fatin ne duart tona dhe te shporrim nje minute e me pare kalbesiren e narkoshtetit dhe kreun e tij Edvinin. sb