“Reportët pa kufinj”: Liria e medias në Shqipëri është përkeqësuar! Reagon ish-deputetja e PD

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të kryeministrit Rama dhe mazhorancës socialiste për dhunën e ushtruar ndaj gazetarwve dhe protestuesve gjatw portestës së 13 prillit.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja Vokshi tha se, organizata me e njohur e gazetarëve në botë ka kërkuar që të mos përdoret forca kundër gazetarëve dhe fotoreporterëve që mbulojnë protestat.

Vokshi tha se thirrja e “Reporterëve pa kufij” është e përsëritur, por Edi Rama nuk ka marrë asnjë masë. doc

“Organizata me e njohur e gazetarëve në botë ka kërkuar që të mos përdoret forca kundër gazetarëve dhe fotoreporterëve që mbulojnë protestat. Thirrja e “Reportëve pa kufinj” është e përsëritur për Edi Ramën, por kryeministri më i korruptuar i Eruopës nuk ka asnjë reagim për ansjë nga gazetarët dhe fotoreporterët e lënduar”, tha Vokshi.

Më tej, ajo theksoi se gjendja e medias është përkeqësuar, për shkak të modelit të dhunës ndaj gazetarëve që ushqen Rama. “Gjendja e medias është përkeqësuar. Kjo vjen për shkak të modelit të dhunës ndaj gazetarëve që ushqen kryeministri Rama. Janë kërcënuar me vrasje dhe varje në litar gazetarë dhe fotoreporterë. Qëllimi është mos raportimi i protestave madhështore të opozitës dhe abuzimeve të tejskajshme të Ramës”, u shpreh ish-deputetja Vokshi.

DEKLARATA E ALBANA VOKSHIT

Pak minuta më parë “Reporterët pa kufij” shprehën në mënyrë të përsëritur shqetësimin për plagosjen nga policia të dy gazetarëve gjatë protestës në Tiranë, ku mijëra demonstrues i kërkojnë kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Organizata më e njohur e gazetarëve në botë u kërkon autoriteteve shqiptare të mos përdorin forcë në mënyrë jo proporcionale, veçanërisht jo kundër gazetarëve dhe videoreporterëve që mbulojnë protestat.

Kjo është një thirrje e përsëritur e Reporterëve pa Kufij për Edi Ramën, por deri tani kryeministri i votave të vjedhura dhe më i korruptuari në Europë, nuk ka dënuar asnjë rast të pengimit të gazetarëve apo keqtrajtimin dhe lëndimin e tyre nga vartësit e tij.

Gjendja e lirisë së medias në Shqipëri javët e fundit është përkeqësuar dukshëm.

Nën modelin e dhunës që Rama përcon cdo ditë ndaj mediave dhe gazetarëve, Kryebashkiakë socialistë, oficerë policie, punonjës sigurie kanë kërcënuar me arrestime, varje në litar dhe kanë goditur deri në gjakosje gazetarë dhe fotoreporterë në detyrë. Arsyeja e vetme e dhunës: pengimi për informimin e publikut për protestat e opozitës, korrupsionin dhe abuzimet e qeverisjes së Ramës.

1. Eliza Gjediku, gazetare e Tema TV, pati probleme serioze shëndetësore dhe u dërgua me urgjencë në spital për shkak të gazit helmues, të përdorur në masë nga policia në protestën e opozitës, të shtunën.2. Fotografi Arben Dajçi, u godit me sende të forta në kokë nga policia, ndërkohë që po fotografonte momente nga protesta e opozitës së datës 13 prill.
3. Një grup gazetarësh dhe fotoreporterësh u sulmuan me gaz helmues dhe ujë me presion, ndërsa ishin në detyrë, duke ua pamundësuar raportimin për protestën e opozitës para parlamentit.
4. Nikollë Lesi, i gazetës “Koha Jonë” u pengua dhe u dhunua nga policët, ndërsa po shkonte në protestën e opozitës së datës 13 prill.
5. Erion Skëndaj, gazetari i përkushtuar i News24, u godit dhe u largua me forcë nga policia, ndërkohë që po raportonte live protësten e opozitës më 28 mars.
6. Alice Taylor, gazetare britanike, iu mohua leja e qëndrimit në Shqipëri, megjithëse shtatzanë, për shkak të raportimit ndërkombëtar të protestave të opozitës.
7. Forcat policore kërcënuan me arrestim gazetaren e News24 Dorjana Bezat dhe e penguan atë të raportonte live shkatërrimin antiligjor dhe sulmin me gaz brenda shtëpive të 38 familjeve te Bregu i Lumit.
8. Gazetari i “Fiks Fare” u kërcënua me “varje në litar” nga Kryebashkiaku socialist i Pukës, për investigimin e pushimit nga puna për motive politike të një nëne me 4 fëmijë.
9. Gazetari Renaldo Salianji u shty me forcë nga truproja e Prokurores së Përkohshme Arta Marku, në kohën kur ai ishte në detyrë në pasqyrimin e një aktiviteti në Kryesinë e Kuvendit.

Avokati i Popullit, ka kritikuar ashpër dhunën e Policisë së Shtetit ndaj gazetarëve me përdorimin në masë të gazit lotsjellës. “Trajtimi i medias dhe gazetarëve si një kërcënim i sigurisë publike, konsiderohet nga Avokati i Popullit si një nga sinjalet më shqetësuese për një situatë, ku liria e shtypit është vënë në dyshim”, thuhet në raportin paraprak të Institucionit.

Rama i është sulur medias, sepse kërkon ta kontrollojë plotësisht atë apo të denigrojë çdo zë kritik, të zhdukë investigimet për korrupsionin, të blejë heshtjen e mediave për blerjen e votave nga pakti i tij me krimin.

Për përkeqësimin e lirisë së medias në Shqipëri, që kur opozita vendosi të djegë mandatet dhe të dalë në protestë bashkë me qytetarët, kemi vënë në dijeni të gjithë organizmat ndërkombëtare.

Partia Demokratike u kërkon këtyre institucioneve, Komisionit Europian, Parlamentit Europian, OSBE-së, Keshillit të Europës, Komisionit te Helsinkit të Kongresit amerikan, Human Right Ëatch, Amnisty International, Reportereve pa Kufij që të ushtrojnë të gjithë presionin e tyre për t’i kërkuar Edi Ramës dhe Qeverisë të ndalin dhunën ndaj gazetarëve dhe mediave!

Pa gazetarë të lirë nuk ka demokraci!

Partia Demokratike është në krah të gazetarëve për të mbrojtur lirinë e fjalës, e kërcënuar sot më shumë se kurrë.

57297828 435760790507474 1014974087136542720 n