Nard Ndoka godet Ramën: Kërkove lavdi, por po firmos kapitullimin!

Vendimi i parlamentit holandez për të rikthyer vizat me Shqipërinë ishte një lajm i keq për të gjithë shqiptarët.

Pas këtij lajmi ka reaguar edhe kreu i PDK, Nard ndoka, i cili me ironi shkruan se vënia e vizave ishte një tjetër arritje e Ramës.

Postimi i Nard Ndokës

Eh mo KM; e gjete Shqiperinë në NATO, por fute oficerët të pastrojnë plehrat dje, sot i vendose si roje aeroporti.

E gjete Shqiperinë pa viza; sot të votoj Hollanda, të riktheje vizat!

E gjete Shqipërinë, shtet me halle; por po e dorëzon, si shtet të shembur dhe të zhytur në krizë!

Kërkove lavdi; por po firmos kapitullimin!

Të mjerët Ne për ty, o vllai ynë!