Ish-deputeti në protestën e Unazës: Kemi qeverinë e drogës, kemi kryeministrin që e pi dhe e shet drogën

Banorët e Unazës së Re kanë dalë edhe sonte në protestë, në muajin e gjashtë, duke kundërshtuar prishjen e banesave nga qeveria Rama.

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu është ndaluar në fjalën e tij në ngjarjen e ditës që është kthimi i vizave për shqiptarët, i votuar sot në Parlamentin Hollandez

“Dëgjova dje Erion Velijn sa gati nuk na e bëri oligark Artan Manushaqen, që këtu 100 ditë që proteston, deri aty arrin mashtrimi sa thotë banori i Unazës është ortak me kompaninë.

More karagjoz kupton ku ke arritur në kulmin e dëshpërimit, nuk ke çfarë mashtron më dhe thua budallallëqe, por shqiptarët janë ngropur me të.

Sot është një ditë e zezë për Shqipërinë, pasi parlamenti holandez votoi të hiqte vizën me Shqipërinë, viza që u liberalizuan me Partinë Demokratike dhe me mbështetjen e qyterarëve shqiptarë. Ishin qytetarë shqiptarë ata që punuan me pastërti për ti treguar Europës që qytetarët shqiptarë janë qytetarë europianë dhe vizat u liberalizuan. Por ky njeri e ka kthyer Shqipërinë në një vend trafikantësh.

Për fajt të Edi Ramës sot po shikohet si vend i drogës. Dhe po i them miqve tanë ndërkombëtarë dhe aleatit tonë strategjik Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që Shqipëria nuk është shteti i drogës, por ne kemi qeverinë e drogës, kemi kryeministrin e drogës, kemi kryeministrin që e pi dhe e shet drogën.

Shqiptarët kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme që kërkojnë që të përfaqësohen nga deputetë që u përgjigjen shqiptarëve për hallet e tyre të përditshëm”, tha Balliu.

unaza