Ballina Aktualitet Gjykata: Asnjë provë për qytetarët, por lë tre protestues në burg politik

Gjykata: Asnjë provë për qytetarët, por lë tre protestues në burg politik

Gjykata e Tiranës ka lënë burg 3 nga të arrestuarit nga policia lidhur me protestën e së shtunës së 13 prillit te kryeministria dhe parlamenti. Ndërsa të arrestuarit dhe të proceduarit e tjerë janë lënë në masë më të zbutur.

Mësohet se Armando Gecaj, Edmond Bushi dhe Eneid Gjata kanë mbetur pas hekurave. Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë “për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës shtetërore e private”.

Avokatët mbrojtës kanë kundërshtuar masat e dhëna nga gjykata me kërkesë të prokurorisë. Organi i akuzës kërkoi arrest me burg për 16 protestues, por nga gjykata vetëm 3 protestues u lanë pas hekurave.

Bardhi mesazh Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmned Bardhi u shpreh në një prononcim për gazetarët jashtë gjykatës, se vendimet për lënien në burg të 3 protestuesve, ishin politike.

“Asnjë prej të arrestuarve s’ka kryer asnjë akt dhunë. S’ka asnjë ndryshim të qëndrimit të Prokurorisë që kërkoi arrest për 16 protestues. Gjykata konstatoi që s’ka asnjë fakt, asnjë prove, asnjë pamje filmime që qytetarët te kenë kryer akte dhune. Janë të burgosur politik të Ramës që është duke vendosur një tjetër damkë, atë të burgosjes politike”, tha Bardhi.

Një mesazh, e dha edhe për kryeministrin Edi Rama.

“Sa më shumë të burgosur politikë do ketë, aq më shumë qytetarë do ketë në shesh për të kërkuar largimin e Ramës. Nëse vazhdon me dhunën ndaj protestuesve, dhuna do t’i kthehet mbrapsht”.

Exit mobile version