Vendimi i Asamblesë së pedagogëve: Bojkot mësimit, përshkallëzim të protestës!

Asambleja e pedagogëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës vendosi sot për bojkotin e mësimit, ndërsa la të hapur opsionin e përshkallëzimit të protestës.

Asamblea u shpreh sot kundër prishjes së fidanishtes, që është pjesë e UBT, dhe në të cilën Bashkia e Tiranës ka vendosur ndërtimin e një shkolle 9-vjeçare.

Në përfundim të mbledhjes së Asamblesë, pedagogët kanë paralajmëruar nisjen e një greve që do të vazhdojë derisa bashkia të tërhiqet nga vendimi.

“S’mund të ketë një shkollë 9-vjeçare pranë një Universiteti. Ky është territori i korpusit të UBT-së, nuk mund të ngrihet një godinë si çiban, qoftë edhe shkollë.

Kjo do të jetë protestë e pedagogëve dhe jo e studentëve, por studentët na mbështesin ne në këtë vendimmarrje. Bashkia duhet të vijë këtu, të bisedojë me ne.

Kjo që po ndodh është që fillimisht thuhet që do të ndërtohet një shkollë dhe pastaj nisin ndërtimet e pallateve”, tha një prej pedagogëve të UBT.

56656137 10156955432128190 8438943595074945024 n

Stafi akademik ne UBT duke diskutuar per perdhosjen qe i eshte bere territorit. Pedagoget duke vendosur per (1) proteste, (2) bojkot mesimor, (3) marrshim proteste nga UBT, etj.

mazniku