Situatë dramatike tek Bregu i Lumit, Lleshi dërgon forcat speciale për të goditur banorët

Policia është konfrontuar sërish edhe ditën e sotme me një tjetër grup banorësh të cilëve do t’u prishen shtëpitë e tyre, në zonën e Bregut të Lumit. Ndërkohë ministri i Brendshëm, Lleshi ka dërguar forcat speciale për të goditur banorët që protestojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre.

Gratë i kanë dalë para fadromës që do t’u shembë shtëpitë dhe po përleshen me Policinë, që të mos u shembin shtëpitë! Një nga banorët është shprehur se do të rezistojnë dhe nuk do të lejojnë që banesat e tyre të shemben. Ai ka treguar se tani ka përplasje mes banorëve dhe policisë dhe banorët janë të pajisur me gurë dhe shkopinj.

“Unë jam banor i Bregut të Lumit. Këtu ka ardhur Policia tani për të na prishur shtëpitë. Ka një numër të madh punonjësish policie këtu. Njerëzit kanë dalë të gjithë në rrugë me mjete mbrojtëse. Tani nuk e di sesi do të vejë puna, ne do të rezistojmë. Tani ka ardhur policia dhe ka përplasje mes banorëve dhe policëve.

Ne jemi të pajisur me gurë dhe shkopinj dhe do të bëjmë rezistencë. Jo nuk na kanë dhënë asnjë shpjegim nga bashkia, as dëmshpërblime”, u shpreh një nga banorët.

Banorët e Bregut të Lumit kanë protestuar për muaj me rradhë kundër prishjes së banesave të tyre. Ata kanë kërkuar edhe dëmshpërblim nga shteti për banesat e tyre por bashkia ka theksuar se nuk janë për pajisur me dokumentacionin përkatës.

Ish-deputeti thirrje banorëve: Merrni hunjtë dhe mbroni shtëpitë…

Qytetarët duhet të mbrojnë shtëpitë e tyre me çdo mjet të mundshëm. Kjo është rruga e vetme që i ka mbetur qytetarëve shqiptarë, kur nuk ka shtet, nuk ka gjykatë, nuk ka ligj.

Kështu u shpreh ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili ndodhet me banorët e Bregut të Lumit, që po kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre.

Balliu tha se veprimet e deritanishme janë në kundërshtim me ligjin dhe kushdo që zbaton një vendim të kundraligjshëm do të përballet me ligjin.

Banorët te Breu i Lumit kanë reaguar ashpër, ndërsa policia shkoi për të nxjerrë dhunshëm banorët nga shtëpitë e tyre.
“Nuk ka asnjë diskutim mes banorëve dhe Bashkisë apo institucioneve shtetërore. Si ka mundësi që ky kryebashkiak nuk vjen të diskutojë me banorët? Në kushte të tilla i mbetet banorëve që të reagojnë me çdo mjet për të mbrojtur shtëpitë e tyre”, tha Balliu.

auto Screenshot 61554715211

Screenshot 1 34 1024x744 1