“Vallja kuksiane” e Ramës

Kleves BITRO

Kuksianët arritën edhe një herë atë që ndodhi kur dogjën kabinat e pagesës së taksave që padrejtësisht u ngarkonte mbi kurriz Edi Rama. Në një qëndresë shpresdhënëse dhe shumë ngulmuese, ata detyruan Kryeministrin të hedhë këmbët sipas valles së famshme kuksiane.

Edi Rama edhe pse i shoqëruar me forca të Reneas(tashmë është bërë normalitet kjo) nuk ka mundur të qëndrojë në Kukës më shumë se 30 minuta. Madje aq e pazakontë ka qenë sjellja e tij në Kukës, ku edhe Top Kanali i tij i preferuar në kronikat e para të orës 15:00 nuk mundi të japë Ramën duke folur në aeroportin e Kukësit, pasi Kryeministri jo vetëm mbërriti me vonesë dhe me rrugë ajrore në Kukës, por nuk mundi të mbajë fjalën e tij të programuar me stërzgjatje e pallavra për investime dhe e shkurtoi atë në më pak se 20 minuta.

Kuksianët e detyruan kështu që edhe njëherë të flasë më pak e të ikë me shpejt sipas barcoletës që ka plas në Kukës, “avioni afër, faqja e bardhë”. Duke qenë se e gjithë opozita është angazhuar në një përpjekje të madhe demonstrative kundër Kryeministrit, por ende nuk ka arritur të marë rezultatin e pritur, dhe kuksianët vetëm me një marshim kurajoz për t’i uruar “Mirëseardhjen” Ramës, arritën të frikësojnë numrin një të qeverisë në pak orë, unë zgjedh për një ditë të jem nënshtetas i Bashkisë Kukës, sepse sot kuksianët kanë plotësuar në masë të madhe pritshmëritë e cdo opozitari mbi sjelljen që duhet të tregojmë ndaj Ramës.

Ky Kryeministër fatkeqësisht nuk mund të largohet as me fjalime të bukura para Kuvendit, as me protesta që numërojnë njerëz që dalin se duhet të dalin e të jenë në rregull me mbikqyrësit e opozitës, por as me pjesmarrje masive të qytetarëve që u bashkohen një mijë e një arsyeve që kanë njerëzit për të qenë në shesh kundër Edi Ramës.

Manualin se si dëgjon dhe reagon Rama e ka dhënë sërish Kukësi. Edi Rama ka frikë vetëm nga njerëz të egërsuar e të vendosur që ta kërkojnë për ta zënë kudo që e gjejnë. Fatkeqësisht Rama ka thënë në Kukës një të vërtetë që me ato grumbullime para Kuvendit mua nuk më rrëzoni dot.

Nëse protestuesit para Kuvendit nuk udhëhiqen në vijën e parë të përpjekjes për të marshuar përmes kordonëve të policisë nga vetë Lulzim Basha, atëherë askush nuk do të guxojë të ndeshet me narkopolicinë. Dhe kuksianët e kanë të provuar formulën e largimit të Ramës dhe uljen e tij në bisedime.

Opozita thjesht duhet ta marë si manual e ta verë në përdorim në protestat e saj që të ketë sukses. Rasti i Zaevit në Maqedo,i që u priu vetë turmave duke hyrë në Parlament dhe duke vuajtur edhe pasojat sigurisht, që ishin goditjet dhe rrahjet nga shkopinjtë dhe grushtat e poilicëve apo njerëzve të pushtetit, janë realitet i afërt dhe nuk ka pse të bëhen shpikje se si largohet një Kryeministër arrogant.

Kur thuhet dhëmb për dhëmb duhet të ketë një kuptim, një limit, një afat, një ultimatum. Ndryshe fatkeqësisht nuk ka rezultate të mbara.Ndaj edhe kuksianët që e kanë kuptuar si të flasin me Ramën e kanë detyruar që të hedhë vallen e tyre të Kukësit. Qytetarët e Kukësit sa më shumë e legenosin Ramën aq më shumë ky i fundit përpiqet ta mbajë mirë me ta.

Sa më shumë i bërtasin ata, aman u thotë ky. Sa më shumë e urrejnë dhe e shajnë nga robtë aq më shumë ul kokën Rama. Atëherë pse nuk merret ky model efikas edhe nga bashkëorganizatorët e protestave të opozitës?

Djemtë e Kukësit që kanë zaptuar tashmë edhe Anglinë ia kanë cuar këngën që këndohet në Londër me cifteli për Edi Ramën. Është bërë virale në internet ajo video e kuksianëve të Londrës se cfarë i thonë Ramës troc e pa pullë të kuqe.

Ndaj edhe Rama detyrohet të bëjë gjoja shaka me djemtë e kukësit nga Londra që do shkojnë më shpejt nga aeroporti I Kukësit. Ndaj preferoj që sot të jem nënshtetas kukësian. Sa më shumë të përqafpojmë modelin kuksian të “dialogut” me Edi Rëmën aq më shpejt Kryeministri do dëgjojë daullet e opozitës. Në të kundërt, kam frikë se koha e Rama ik do zgjasë ca…