Si ndikon shëndeti i mishrave të dhëmbëve në funksionin mendor

Personat me gingivit kanë funksion më të dobët mendor në krahasim me moshatarët e tyre të cilët e kanë mishin e dhëmbëve në gjendje normale-është treguar në një analizë të re të të dhënave në SHBA.

Këto rezultate shtojnë dyshimin se inflamacionet e ndryshme të cilat kanë të bëjnë me sëmundjet e gingivave mund të kenë ndikim të dëmshëm në tru. Sëmundjet periodontale mund të nxisin inflamacion në tërë trupin që është faktor i dobësimit të funksionit mendor.

Pastaj sëmundjet e dhëmbëve mund të pengojnë edhe marrjen e ushqimit, që njëkohësisht mund të ndikojë edhe në funksionin mendor si pasojë e mungesës së ushqimit të nevojshëm për organizmin.

Gingiviti fillon në hapësirën midis dhëmbëve. Shumica e individëve nuk e përdorin fillin dentar rregullisht. Pastrimi i rregullt me furçë nuk mund të arrijë këto zona kritike. Edhe dhëmbët më të shëndetshëm mund të shfaqin shenja të kësaj sëmundjeje.

Mishrat e dhëmbëve gjakosen lehtësisht gjatë përdorimit të furçës, janë të ënjtura, të ndjeshme në prekje. Pacienti mund të ketë erë të keqe dhe shije jo te mirë në gojë.