Shpërthen revolta në Kukës, banorët i venë traun Ramës, futet me helikopter

Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme në Kukës. Në orën 14:30 minuta Rama pritet të shkojë në qytetin verilindor, por ai është pritur me protesta.

Qindra qytetarët kanë shkuar tek ura e Kukësit për të bllokuar ardhjen e Ramës.

Para kryeministrit kanë shkuar qindra policë, për të siguruar vizitën.

Por ata janë përplasur me qytetarët në protestë.

Ka pasur një përplasje, ndërsa qytetarët kanë mundur të çajnë rrethimin duke bllokuar urën mbi Drin.

Edi Rama ka shkuar me helikopter për shkak të rrugëve të zëna nga qytetarët dhe ruhet me qindra forca policore.

Një ditë më parë reagoi edhe kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu kundër vizitës së Ramës në Kukës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku Shehu shprehet se, qyteti që ai drejton njihet për mikpritjen, por nuk mund të presë një kryeministër që e ka lënë qytetin jashtë vëmendjes së qeverisë së tij.

“Të vetmen bashki që drejton Rama në qarkun tonë është Bashkia e Hasit, së cilës i ofroi laborator droge dhe ikje masive, shkruan Shehu.

Postimi i plotë
Kukesi, kandidat per çmimin Nobel per mikpritjen e mijera shqiptareve të Kosoves, nuk mund ta prese neser Kryeministrin qe nuk e trajtoi asnjehere Kukesin si pjese te programeve qeveritare; Kryeministrin i cili e vjel popullin e varfer te Kukesit cdo dite e cdo nate nepermjet takses se rruges; Kryeministrin qe lejon e pranon ndarjen e Kosoves.

Neser ai vjen, si gjithmone, me deshiren per te shfrytezuar cdo burim natyror te Kukesit, deri dhe aeroportin e Kukesit, qe eshte dhurate per popullin e Kukesit per humanizmin e treguar gjate Luftes se Kosoves, i cili me nje te rene te lapsit ua jep koncensionareve si te ishte prone e tij.

E vetmja ndihme per Kukesin, vjen nga vellezerit tane ne Kosove qe ndertuan kopshte, shkolla dhe qendra shendetsore per femijet, ndersa Kryeministrit tone duhet ti tregoje dikush se femijet nuk mund te luajne futboll me barkun bosh.

Kryeministri Rama u mandatua dy here per te drejtuar Shqiperine dhe pasi ofroi kanabizim, kriminalizim, debimin e shqiptareve jashte atdheut dhe deshperimin shoqeror ne vendin tone, ne vitin e 6 te mandatit te tij, po iken me endrren per te drejtuar Bashkine e Kukesit.

Te vetmen bashki qe drejton Rama ne qarkun tone eshte Bashkia e Hasit, se ciles i ofroi laborator droge dhe ikje masive.

Kuksianët i vënë traun Ramës me parullën: Aeroporti është dhuratë për Kukësin, jo për koncesionarin.

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Freitag, 5. April 2019

rama 5