Premtimi i Bashës: Qeveria e PD, 10 mijë mundësi stazhi për studentët në vit

Kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha është në këto momente në një bashkëbisedim me studentë të Politeknikit ku ndarë edhe takimin e tij të fundit në Bundestagun gjerman ku kishte një drekë pune edhe me studentë shqiptarë të cilët kryenin stazhin në këtë parlament.

“Do doja që këtë pjesë të bashkëbisedimit të anojë nga ajo çfarë ju keni për të parashtruar.

Unë jam kthyer mbrëmë nga Berlini kur isha në një axhendë shumë të rëndësishme, ku pata takime në Bundestag, në Kancelari dhe në insitucionet më të rëndësishme në Berlin.

Kisha mbi 20 takime me mikpritësit gjermanë, ku gjetën kohën të organizojmë edhe një drekë me 40 stazhistë gjermanë në Bundestag. Më vjen mirë që 8 prej tyre ishtin përzgjidhur për tu punësuar nga Shqipëria dhe Kosova.

Po e nis bisedën me këtë rrëfim që më bëri përshtypje.

Ja ku kemi një institucion të huaj si Bundestagu që ka një prag stazhi, që nuk ka projekte vetëm për gjermanët , por për studentë nga rajone të tjera, Çfarë tregon kjo, vizion dhe vullnet politik.

Vizion për një praktikë shumë të çmuar se si funksionon një nga parlamentet më të çmuara të Evropës.

Së dyti vullneti politik, jo vetëm se selekton me konkurse, por kanë ndarë edhe para që t’u jepet mundësi stazhi.

Së treti gjithsecili prej tyre bashkohën në një pikë që stazhin e konsideronin si përvojën e tyre më të mirë studentore.
Unë e ndaj këtë vlerësim.

Edhe unë kisha mundësi kur isha student të bëja praktike, por kulturën e punës nuk e përfiton pa qenë në një vend punë. Ky duhet të jetë model aboslut për studentët tanë.

Ne do të krijojmë mundësi stazhi për 10 mijë studentë në vit, për të përfituar mundësinë përmes konkurencës, qoftë kjo në sektorin privat apo shtetëror.

Mënyra se si do të organizohet do të menaxhojë prioritet e Shqipërisë. Gjithçka duhet të jetë në funksion të krijimit të vendeve të punës me paga dinjitoze.

Ekonomia jonë është në kolaps. Zgjidhja është çlirmi i ekonomisë së Shqipërisë në këto 5 vite që e bëjnë të pamundur zhvillimin e vendit.
Siguria ligjore, një sistem taksash nxitës dhe programe që nxisin kualifikimin e forca punëtore.

Ku jemi ne me këto të treja? Siguria ligjore këtu është zero. Investitorët e huaj këtu i rrahin. Taksa këtu është më e lartë se në Kosovë, pse duhet të vijnë investitorët e huaj?

Këtu mësohet kompjuteri akoma me dërrasë të zezë dhe me shkumës, ndërkohë që jo vetëm Europa por edhe rajoni po kalojnë me tableta. Dhe e gjitha kjo ndodh sepse paratë vidhen nga një grusht njerëzish të lidhur me qeverinë”, tha Basha.

auto Basha1554477335