Ish-deputeti thirrje buxhetorëve: Mos e harroni këtë tallje të Kryeministrit!

Bardh SPAHIA

Kryeministri gaztor tallet me punonjësit buxhetorë, të cilëve u kishte premtuar rritje pagash! Të gjithë e kujtojmë se si tetorin e kaluar, kur po përgatitej buxheti i vitit 2019, Edi Rama për javë të tëra u mburrej shqiptarëve se më në fund, pas 6 vitesh në pushtet, do rriste pagat për mësuesit, mjekët, ushtarakët e zyrtarët diplomatë.

Por rritja ishte me hile, e nuk bëhej në nisje të vitit buxhetor, në janar, por në tremujorin e dytë të vitit, në Prill. Prilli nisi por kryeministri mashtrues e mburravec heshte. Pas denoncimit të PD, ministrja e financave njofton përmes Facebook-ut, se pagat do rriten prej 1 Prillit, “sikurse është bërë e ditur gjatë proçesit të miratimit të Buxhetit 2019”.

Edhe pse kishte patur një mbledhje qeverie, asnjë vendim për rritjen e pagave nuk u bë publik, por kryeministri që i konsideron dele qytetarët e vet (të djathtë e të majtë në këtë rast), mendon se me një deklaratë Facebooku, do zëvendësojë aktin e munguar, një vendim të Këshillit të Ministrave që ka fuqi ligjore.

Shqiptarët nuk e meritojnë një kryeministër kaq të papërgjegjshëm, që tallet kaq hapur, jo thjesht me cfarë u premton, por me atë që u takon punonjësve buxhetorë.

Mashtrimi dhe fasada janë themeli prej kartoni i pushtetit të këtij kryeministri që duhet larguar sa më parë! Sa më shpejt, aq më mirë!

#MashtruesKryeminister