Edhe Rektori kundër ndërtimit në Universitetin Bujqësor

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Bahri Musabelliu ka dalë në një konferencë për mediat për ndërtimin në fidanishten e UBT.

Kampusi shikoni që shtrihen dy sipërfaqe toke që ndahen nga një pedonale, për t’ju mundësuar akses studentëve. Pjesa e tokës është pronë private, të dyja krahët. Pronari apo pronarët e kanë me tapi. Për 3 vite që Universiteti dhe pronarët e dy ngastrave janë në gjyq. Procesi gjyqësor ka vijuar, vitin e shkuar u zhvillua procesi në Apel. Pronarët kanë bërë rekurs dhe çështja është në Gjykatën e Lartë.

Në dijeninë time modeste, se di nëse mund të ndërhyhet në prona kur palët janë në gjyq. Duan që t’a përfshijnë në projektin për Pyllin Orbital, po të shihni mjedisin është për këtë gjë që është bërë projekti. Projekti është që të ndërtohet edhe një fakultet, nëse bëhet edhe shkolla, atëherë fakulteti dhe gjimnazi do jenë ngjitur me njëri-tjetrin. Unë s’jam kundër, por s’mund të ketë vend edhe për shkollën edhe për Fakultetin e Ushqimit.

Unë s’kam patur dijeni, është rrufe në qiell të hapur. Pata takim dje në bashki dhe propozova që shkolla të ndërtohet në anën tjetër. I zihet fryma universitetit. Ku do kalojnë studentët për të shkuar në fakultet nëse ndërtohet një shkollë?