Basha: Listat e hapura? Një ide e vlefshme për të pasur deputetë që përfaqësojnë interesat e qytetarëve

Kreu i opozitës, Basha gjatë bashkëbisedimit u shpreh se, projekti për të djegur mandatet, është shumë më i thellë se sa thjeshtë largimi i kësaj qeverie dhe ndryshimi i kësaj qeverie.

“Projekti që kemi nisur sëbashku dhe kemi djegur mandatet, është shumë më i thellë se sa thjeshtë largimi i kësaj qeverie dhe ndryshimi i kësaj qeverie. Është një projekt kombëtar për të ndërtuar sëbashku një Shqipëri të vlerave europiane. Për këtë duhen edhe ndryshime të thella në sistem.

Përshembull, ka ide të vlefshme si listat e hapura, ku qytetarët jo thjeshtë të vendosin për siglën e partisë, por të vendosin se kë preferojnë nga lista e deputetëve, për një parlament i cili të ketë deputetë që më të vërtetë që e lidhin fatin e tyre me qytetarët.

Në këtë mënyrë, një parlament i tillë është garanci që edhe qeveria do ti shërbejë interesave të qytetarëve, sepse është parlamenti ai që e mban përgjegjës qeverinë në demokraci. Nëqoftëse Parlamenti thotë: jo, nuk e prish dot Teatrin, nuk do i thotë një i çmendur apo një kryehajdut që: unë do ta prish se do të ndërtoj kulla.

Nëqoftëse parlamenti thotë; jo, nuk ndërton dot me paratë e shqiptarëve incenratorë për të helmuar fëmijët e shqiptarëve, nuk ka kryeministër të thotë: po do ta bëj! Na duhet pra një parlament përfaqësues i qytetarëve”, u shpreh Basha.

Bashkëbisedim me studentët 
5 mijë bursa sociale për ata studentë që edhe po t’ua zerosh tarifën, s’kanë mundësi as të marrin dhomë me qira, as të ushqehen e as të blejnë tekstet shkollore. Në një masë prej 2 milionë e 200 mijë lekësh të vjetra në vit, 5 mijë studentë familjet e të cilëve janë në një gjendje ekonomike katastrofike, do t’ju mundësohet studimi

Emanuel Çaushi, student për drejtësi në Londër. Dua të kthehem në Shqipëri. Çfarë incentivash ka që studentë si puna ime të kthehen në atdhe. Shpresoj shumë që gjendja në këtë pikë të ndryshojë me qeverinë e ardhshme të Partisë Demokratike.

Lulzim Basha: Aktualisht s’ka asnjë nxitje, asnjë incentiv. Kjo është arsyeja që asnjë student nuk kthehet, por edhe studentët që janë në Shqipëri mendojnë vetëm për të ikur jashtë. Kjo duhet të ndryshojë, kjo do të ndryshojë, sepse nuk ka shans Shqipëria të mbijetojë, pa ndryshuar si përparësi kryesore këtë problem: të mbajë të motivuar rininë të ndërtojë jetën këtu. Përparësi do të thotë para për arsimin e lartë.

Plani që kam patur rast ta shpalos në seancat e fundit të pseudoparlamentit ishte ky: dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë, nga 36 milionë euro që është për vitin 2019 në 72 milionë euro. Është plotësisht e mundur, mjafton që të mos vjedhë Edi me Damianin e me DH Albanian tek Unaza, dhe dalin e teprojnë ato para për dyfishimin e buxhetit.

Me dyfishimin e buxhetit do bëhej e mundur që së pari të gjithë studentët që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra të përfitonin subvencionin në masën 100 % të tarifave për bachelor e master. Dhe ne do ta bëjmë këtë realitet.

Së dyti, për të gjithë të tjerët do të thotë përgjysmim të tarifave për bachelor dhe master. Së treti do të thotë mjaftueshëm para për 5 mijë bursa sociale për ata studentë që edhe po tua zerosh tarifën, s’kanë mundësi as të marrin dhomë me qira, as të ushqehen e të blejnë dy palë këpucë, një për dimër e një për verë, as të blejnë tekstet shkollore e as biletën e transportit.

Në një masë prej 2 milionë e 200 mijë lekësh të vjetra në vit, 5 mijë studentë familjet e të cilëve janë në një gjendje ekonomike katastrofike, do t’ju mundësohet studimi. Ne do ta bëjmë këtë realitet. Nuk do të ketë asnjë vajzë apo djalë shqiptar që do të mbeten pa studiuar për shkak se familja e tyre nuk ka mundësi ekonomike. Ne do ta bëjmë realitet.

Dhe mbeten mjaftueshëm fonde në një vlerë prej 32 milionë eurosh për të mbështetur investimet në 2 infrastruktura: studentore dhe akademike. Studentore do të thotë konvikte, mekanizëm të cilin do ta vëmë menjëherë në lëvizje, kur PD me votën e qytetarëe, siç besoj se e keni parë, do t’i besohet dhe do të marrë në dorë qeverisjen e vendit.

Por duhet më shumë se kaq. Duhet edhe më shumë se kaq që ju të mos ndiheni të përjashtuar, por të ndiheni të nxitur për të qendruar në Shqipëri apo për t’u kthyer në Shqipëri. Ne do t’i japim fund sistemit që përjashton, ku i gjithë vendi është në duart e qeverisë dhe 5 oligarkëve që nga mëngjesi deri në darkë, hanë e pinë me kryeministrin dhe vendosin se kush mer çfarë, si, qysh, tek.

 basha