UEFA reagon pas golit brilant të Milot Rashicës

Faqja zyrtare e UEFA në gjuhen gjermane në rrjetin social Twitter nuk ka mundur të përbahet por të reagojë për formën e jashtëzakonshme të Milot Rashicës këtë vit, pas golit të kosovarit në Kupën e Gjermanisë.
Milot Rashica e frymëzoi Werder Bremenin drejt arritjes në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm në fitoren 2:0 kundër Schalkes në Gelsenkirchen të mërkurën mbrëma, raporton Gazeta Express.
Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës e mbështeti pohimin se është njeriu më në formë i Bremenit këtë vit, duke e realizuar golin e nëntë në vitin 2019, kur e bombardoi portën e Nubel në minutën e 72-të për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi, raporton Gazeta Express.
Anësori i Kosovës Rashica tani ka dy gola në tri paraqitje për Bremenin në kupë, derisa në total i ka realizuar nëntë gola në 11 paraqitje në të gjitha garat këtë vit.
Pikërisht këtë ua ka kujtuar faqja e UEFA-s në gjuhën gjermane ndjekësve të vet në Twitter:
“Rashica në vitin 2019: 11 paraqitje, 9 gola”.

uee