Rritet frikshëm numri i të sëmurëve mendorë, Drejtoria e Policisë urdhërohet nga lart të fshehë statistikat

Varfëria ekstreme dhe kushtet e këqija të jetesës kanë bërë që të rritet numri i të sëmurëve mendorë. Këtë fakt e pranojnë edhe institucionet shtetërore përkatëse.

Në ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, Drejtoria e Policisë së Shtetit nxorri një statistikë të kërkuar nga Ministria e Shëndetsisë dhe e Punëve Sociale për ta përdorur për propagandë.

Dhe kur u testua numri i personave problematikë të shëndetit mendor, Komisariatet e Policisë të alarmuar mbyllën gjithçka me urdhër nga lart. Dilte një mesatare me 600-650 raste personash problematikë mendor për çdo Njësi Bashkiake në Tiranë. Më shumë se e frikshme. Shifër që s’ka asnjë qeveri në Botë që e menaxhon. Shkaqet dihen. Por askush nuk i bën evident për shkak të presionit nga lart.

Dhe ta mendosh se kjo shifër është në vetëm në Tiranë. E imagjinoni se e lartë është kjo shifër në rang Republike!

Vetëm në dy muajt e fundit të këtij viti, në Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor kanë kërkuar trajtim më shumë se 2500 persona.

Mjekët thonë se, personat më të prekur nga çrregullimet mendore janë grupmosha e mesme dhe probleme të tilla vijnë nga kushtet e këqija ekonomike.

Sipas mjekëve, është një situatë që i kapërcen kufijtë e normales, pasi nuk ka ndodhur gjatë viteve të tjera që kaq shumë persona të paraqiten dhe të marrin shërbim brenda një periudhe 2-mujore. Zakonisht numrin më të madh të vizitave e kanë grupmoshat nga 20 vjeç deri në 55 vjeç. Këto mosha kanë probabilitetin për të shfaqur çrregullime mendore nga më të shumtat.

Mjekët shprehen gjithashtu se shqetësues është fakti që numri i këtyre personave me sëmundje mendore po vjen duke u rritur.

semur