Protestuesit e arrestuar, Apeli lë në burg Protoduarin dhe studentin

Gjjykata e Apelit i është binur urdhërit nga lart për të lënë në burg protestuesit e arrestuar në revoltat qytetarëve të javëvë të fundit, Dorian Protoduarin dhe studentin Maringlene Doçin. dosjan protoduari
Dorian Protoduari është banor i Unazës së Re dhe proteston prej muajsh për të mbrojtur shtëpinë e tij nga shembja. Ndërsa Maringlen Doçi, është një i ri student.

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu e quajti vendimin e gjykatës politik: “Këto janë gjykatat a Rilindjes që japin vendime absurde dhe te turpshme”.
“Policia tentoi të mos e sjellë Dorian Protoduarin në gjykatë pavarësisht urdhrit të gjykatës, u desh një urdhër i dytë. Se si është piektuar si armik i policisë së paligjshme”, tha për gazetarët Balliu jashtë ambienteve të gjykatës.
ne perditesim…
***
Seanca për protestuesit e arrestuar/ Protesta para Apelit: Lironi çunat!
Teksa pritet të zhvillohet seanca e radhës për Florenc Hoxhën dhe 5 protestuesit e tjerë, para gjykatës së Apelit të Tiranës po zhvillohet një protestë. Banorë të “Unazës së Re”, me thirrje “lironi çunat”, kërkojnë lirimin e të arrestuarve. Mes tyre është dhe Dorjan Protoduari, një nga personazhet më të spikatura të protestës së “Unazës”.
Pala mbrojtëse të arrestuarve kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Gjykata e Tiranës në seancën e fundit, më 22 mars, vendosi “arrest me burg” për Florenc Hoxhën, ish-kreun e INUV dhe 5 protestuesve të tjerë.
Por sot edhe protestuesit e arrestuar në protestat e 16 dhe 24 marsit do të dalin para gjykatës. Pal Daija dhe Mariglen Doçi kanë ankimuar vendimin për masën “arrest me burg’.
Ndërsa për ata protestuesit e tjerë që kanë marrë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, Prokuroria ka ankimuar këtë vendim të gjykatës.

apel