Protesta/ Policia provokon banorët e Unazës së Re duke i futur në konflikt me kalimtarët

Ka nisur pak minuta më parë protesta e radhës në Unazën e Re, që është shoqëruar me një konflikt midis banorëve dhe Policisë së Shtetit që ka provokuar banorët.

Protestuesit i kanë bërë thirrje Policisë që të qëndrojë larg tyre dhe të mos provokojë.

‘Kjo është Policia e Drogës. Policia e Kombinatit nxit këto konflikte, I ftoj banorët e Unazës së Re të mos përfshihen në asnjë konflikt. Ne do ta mbrojmë këtë protestë. Mos guxoni të afroheni. Po jua themi që do tjua djegim makinën me benzinë”, thanë banorët.

LIVE – Protesta e banorëve të Unazës së Re. Opozita qëndron në krah të tyre!

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Donnerstag, 4. April 2019