Kryebashkiaku: Kukësi, kandidat për çmimin Nobel nuk do ta presë nesër Kryeministrin…

Në kuadër të turit “Bashkia që duam”, kryeministri Edi Rama ka planifikuar një takim paraelektoral në Kukës, ku pritet edhe emri i socialistëve për garën për kryebashkiak në këtë qytet.

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se, qyteti që ai drejton njihet për mikpritjen, por nuk mund të presë një kryeministër që e ka lënë qytetin jashtë vëmendjes së qeverisë së tij.

“Të vetmen bashki që drejton Rama në qarkun tonë është Bashkia e Hasit, së cilës i ofroi laborator droge dhe ikje masive, shkruan Shehu.

Postimi i plotë
Kukesi, kandidat per çmimin Nobel per mikpritjen e mijera shqiptareve të Kosoves, nuk mund ta prese neser Kryeministrin qe nuk e trajtoi asnjehere Kukesin si pjese te programeve qeveritare; Kryeministrin i cili e vjel popullin e varfer te Kukesit cdo dite e cdo nate nepermjet takses se rruges; Kryeministrin qe lejon e pranon ndarjen e Kosoves.

Neser ai vjen, si gjithmone, me deshiren per te shfrytezuar cdo burim natyror te Kukesit, deri dhe aeroportin e Kukesit, qe eshte dhurate per popullin e Kukesit per humanizmin e treguar gjate Luftes se Kosoves, i cili me nje te rene te lapsit ua jep koncensionareve si te ishte prone e tij.

E vetmja ndihme per Kukesin, vjen nga vellezerit tane ne Kosove qe ndertuan kopshte, shkolla dhe qendra shendetsore per femijet, ndersa Kryeministrit tone duhet ti tregoje dikush se femijet nuk mund te luajne futboll me barkun bosh.

Kryeministri Rama u mandatua dy here per te drejtuar Shqiperine dhe pasi ofroi kanabizim, kriminalizim, debimin e shqiptareve jashte atdheut dhe deshperimin shoqeror ne vendin tone, ne vitin e 6 te mandatit te tij, po iken me endrren per te drejtuar Bashkine e Kukesit.

Te vetmen bashki qe drejton Rama ne qarkun tone eshte Bashkia e Hasit, se ciles i ofroi laborator droge dhe ikje masive.

Per te gjitha keto, Rama duhet te ike.