Kreu i FRPD reagon pas lënies në burg të studentit Mariglen Doçi dhe Dorian Protoduarit

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të lënë në burg protestuesin Dorian Protoduari dhe studentin Mariglen Doçi, ka reaguar Partia Demokratike. Kreu i FRPD, Belind Këlliçi u shpreh për mediat se, Gjykata veproi me standard të paprecedentë por sip tij, vendosi me urdhër politik.
Deklarata për mediat
Sot Gjykata e Apelit ne Tirane vendosi nje standard te paprecedente duke lene ne burg nje student, Mariglen Sh Doçi, pa asnje prove, pa asnje fakt por vetem me urdherin politik te Edi Rames.
Nese Mariglen Doçi do te ishte trafikant droge, perdhunues ne grup ose kriminel, ai me siguri sot do te ishte Deputet ose Kryetar Bashkie i PS.
Studentet e te rinjte do te vijojne protesten dhe betejen e tyre deri ne plotesimin e plote te 8 pikave te kerkesave te studenteve, garantimin e stadardeve dhe lirive te njeriut dhe rikthimin e Shqiperise ne rrugen e aspiraten e saj Europiane.