Shqipëria e shqiptarëve, Rama i tradhëtarëve!

Belind KELLIÇI

Unë jam Belind Këlliçi dhe si një njeri i angazhuar politikisht, por mbi të gjitha si një qytetar, jam krenar qe jam sot këtu në anën e duhur të historisë, jam krenar që jam sot këtu bashkë me mijra studentë, qytetarë që po luftojnë për një Shqipëri europiane .

Sot ka shume kontradita mbi atë se ç’ka duan të rinjtë dhe atë ç’ka ofron Edi Rama. Sot të rinjtë duan punë, duan arsim, duan të flitet për inovacion, art, kulturë, punë, mirqënie. Por realiteti është krejtësisht në anën e kundërt.

Ajo ç’ka Edi Rama ofron është vetëm mjerim dhe emigrim për të rinjtë, ajo ç’ka Edi Rama ofron është vetëm modeli i antivlerave për çdo të ri që ka një aspiratë.

Edi Rama sot ofron vetëm fasadën e propagandës së tij. Edi Rama nuk ofron më program elektoral, Edi Rama nuk ofron më ide, platformë, por ofron modelin më të keq të antivlerave si një model suksesi e veçanërisht për të gjithë ata që janë të lidhur ngushtësisht me oborrin e tij kryeministror, por mbi të gjitha ata që janë sejmenë të tij.

Shikoni kë promovon sot Edi Rama?! Erion Veliajn, një mashtrues kronik, një njeri pa turp, i cili ka rikthyer diktatin e betonit, në kryeqytetin e Shqipërisë. Erion Veliaj 11 vite pasi Edi Rama betonizoi Tiranën, sot e ka kthyer Tiranën sërish në oazin e pastrimit të parave.

Mjafton të shihni të rinjtë që promovon Edi Rama si Elisa Spiropalin, Elisën, mjafton të shihni fotot e saj të para 10 viteve për të kuptuar se ku shkojnë paratë e taksapaguesve shqiptarë. Paratë e taksapaguesvë nuk shkojnë as për shkolla, kopshte, çerdhe, as për vende pune, por shkojnë për botoks, për këpucë e çanta të shtrenjta. E pikërisht ky është modeli që ne nuk duam. Ky është modeli që të rinjtë refuzojnë dhe e përbuzin!

Ju e shihni se si sot, mjafton të jesh një vegël e qeverisë, mjafton të bësh like, share ose të bësh propagandë në facebook, për tu promovuar, ndaj dhe ne sot këtu na vjen keq në fakt për të gjithë ata të rinj që janë pjesë e rilindjes, që nuk pyeten e nuk thirren kurrë për ide, kurrë për të diskutuar për platforma, por që detyrohen të mbushin sheshet e Edi Ramës dhe Erion Veliajt për një vend pune, për një vend pune jo të mirepaguar, por për ti mbajtur me bukë dhe më pas për ti përdorur.

Ne sot, jam i bindur që të gjithë qytetarët janë krenarë që janë në këtë shesh, sepse të jeni të bindur që kjo protestë është një protestë historike, e cila nuk shërben vetëm për kronikën politike ditore dhe për të ardhmen e Shqipërisë, por mbi të gjitha shërben për një pyetje shumë të rëndësishme, që jam i bindur se të gjithë qytetarët që janë këtu, ata që janë këtu me zemër me ne dhe që për shumë arsye nuk kanë mundësinë të jenë këtu me ne, ata që ende nuk kanë lindur por që do të vijë dita që do na pyesin:

Ku ishe ti kur Edi Rama përzuri 500 mijë shqiptarë nga Shqipëria? Ku ishe ti kur 110 mijë të rinj u detyruan të largohen nga Shqipëria? Ku ishe ti kur nuk kishte më të ardhme për vendin tonë? Pyetja që do të na drejtohet është :

KU ISHE TI KUR EKONOMIA U SHKATERRUA? KU ISHE TI KUR E ARDHMJA JOTE U MORR PENG ? Ndaj ne jemi krenarë që jemi sot këtu. Unë jam krenar që jam mes Jush për një kauzë të drejtë, për një kauzë që do të shpëtojë një herë e mirë Shqipërinë e do të rikthejë Shqipërinë në trenin e integrimit Europian dhe në shinat e integrimit të vendit.

Ëndrra e atyre studentëve që themeluan Partinë Demokratike dhe që rrëzuan sistemin më të egër diktatorial, me thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” do të bëhet një ditë realitet dhe këtë realitet do ta bëni Ju!
Do ta bëjnë studentët! Do ta bëjnë qytetarët! Do ta bëjnë mjekët! Do ta bëjnë fermerët! Do ta bëjnë infermierët! Do ta bëjnë naftëtarët! Do ta bëjnë minatorët! Do ta bëni të gjithë JU! SHQIPËRIA është e SHQIPËTARËVE! EDI RAMA është i TRADHËTARËVE! RAMA IK!

22 1

33

7

6

4 2

3 2

8