Letra publike e njeriut që u torturua dhe u dënua prej hetuesit Spartak Braho në moshën 18 vjeçare

Gjergj HANI

Nuk kam asgje personale me ty Spartak Braho! Jo, asgje personale per nje arsye shume te thjeshte ; ne 1985 ti e kishe bere zgjedhjen tende prej kohesh, ndersa une ate vit bera timen, e u gjendem perballe ne sallen e gjygjit, ti si akuzator e une si i akuzuar, ti ishe ‘’Pushteti Popullor’’ e une pjese e popullit armik i tij, te dy te vetedijshem deri ne palce per ate qe po benim.

Per klishene e kohes, une isha armiku per tu eliminuar e ti shpetimtari i popullit e partise, syri i mprehte, qeni roje, apo shpata e proletariatit, quaje si te duash.

Dhe tashti qe po shkruaj, serish nuk kam asgje personale me ty, pasi kam inteligjencen e duhur per te kuptuar se ti nuk je, veçse nje pjesez e vockel, nje ingranazh disi i ndryshkur, po qe ende vazhdon te funksionoje me zell ne mekanizmin e mashtrimit universal qe mbreteron ne Shqiperi prej gati nje shekulli.

Jam i vetedijshem se te gjitha keto ty nuk te bejne pershtypje, pasi e verteta nuk te prek as shkarazi, megjithate dy gjera dua te ti them per hir te se vertetes qe ti perpiqesh me çdo kusht ta varrosesh.

Te kisha pare shpesh neper ekrane, dhe te them te drejten nuk ua vija veshin broçkullave te tua delirante, pasi kane humbur dialektiken e evolucionit, e nuk arrijne as tu pershtaten ndryshimeve qe kane ndodhur, pa perfillur deshiren tende nostalgjike, dhe ate te klanit tend mavi.

Nuk ta vija veshin pasi te konsideroja thjesht nje fatalitet ne rrugen e jetes sime, ashtu siç konsideroj fatalitet te domosdoshem klanin mavi, ingranazh i te cilit ti je. Fatalitet i domosdoshem, qe me shtypjen qe po i ben ketij vendi, ndoshta (ne menyre te pa-vullnetshme) do te ‘’ndihmoje’’ kete popull te hape syte, pasi dihet qe jemi qenie empirike.

Nese mora mundim te shkruaj keto rreshta, shkak u bere ti me delirin tend patologjik ne nje nga komisionet e te ashtuquajturit parlament. Me nje gjuhe shterpe, te shkrete e dogmatike (te cilen duhet ta kesh ne ADN) qe me kujtoi pretencen tende ne gjygjin tim, belbezove me tone kercenuese, se Agron Tufa po hedh balte mbi luften e deshmoret e tu.

Ne kete rast nuk kam kohe te merrem me ‘’shpifjet’’ e zotit Tufa, pasi me intereson me shume e verteta, sidomos te ‘’vertetat’’ e tua! Pike se pari Spartak Braho; per cilet deshmore e ke fjalen, per ata 28.000 qe keni trumbetuar per gjysem shekulli, apo per ata 2800 apo 1300, shume e cila edhe sot ngelet mister !?

Si ti edhe une kemi jetuar ne Durres, ku jane akoma varrezat e deshmoreve te rrethit Durres (siç quhej asokohe) ku nuk ka me shume se 60 te varrosur, nder te cilet edhe Myrvete Peza qe vrau vehten kur i vrane te dashurin Kajo Karafili, pra veshtire ta quash deshmore.

Pra, kur rrethi i Durresit ka kaq deshmore, po ti mbledhesh te gjithe nuk del shifra jote, megjithse ky i imi nuk eshte argument qe qendron, se tek e fundit pak rendesi ka nese ishin 28.000 apo 2800! E rendesishme eshte qe ata jane deshmore qe luftuan pushtuesin nazi-fashist qe me pas te na sillnin ata Jugosllave, Sovjetike e Kineze, duke na ‘’dhuruar’’ dhunuar me pushtimin e heshtjes, verberise, shpronesimit e zvetenimit te çdo lloj vlere morale, qofte edhe minimale!

Ti Spartak Braho, te ‘’vertetat’’ e tua i mbeshtet ne deshmite e historianeve si Xhufi, Milo e nje Zot e di kush tjeter! Spartak, mos u bej qesharak! Ata jane historiane po aq saç je dhe ti jurist me shkollen e Filozofise Marksiste-Leniniste. Per 50 vjet na vinit ne gjume me peralla, e tashti i dime permendesh te gjitha perallat.

Ah dhe diçka tjeter. Kur ti flet per te ‘’vertetat’’ e tua, padyshim qe e mban vehten per njeri e politikan (ahahaha te lutem me fal, po nuk e mbaja dot) me integritet moral, koherence politike, e ndershmeri intelektuale, dhe keshtu duhet te jete, por, ne emer te ketyre virtyteve, natyrshem lind pyetja qe pres ti pergjigjesh : Kush eshte Spartak Braho i vertete !?

Paladini i sotem i demokracise qe indinjohet per te ‘’vertetat’’ e tij, apo prokurori ushtarak i diktatures hoxhiste qe akuzonte e ekzekutonte personalisht shqiptaret per bindjet e tyre politike !?

Cili eshte Spartak Braho i vertete, ai qe sokellinte ne pretencat e tij ne emer te diktatures se proletariatit kunder imperializmit boteror, apo ai qe sot me nje valixhe fantomatike bredh neper kancelarite kapitalisto-imperialiste, apo kuron prostaten neper spitalet e atyre qe deri dje ishte gati ti shuante !?

Cili eshte Spartak Braho, ai qe ne zemer te nates, me Gaz-in sovjetik shkonte te pushkatonte njerez vetem se mendonin ndryshe nga ai e padronet e tij, apo eshte ai qe sot i hipen nje benz-i tip i fundit per te shkuar ne paraden e 10 vjetorit te anetaresimit ne NATO !?

Cili, apo çfare je ti Spartak Braho !? Ne pritje te pergjigjes tende, dhe me hijet e zeza te personit tend, qe dalin qartazi nga pyetjet e mia, i jap vehtes te drejten te them se : Nje transgjender politik i kalibrit tend nuk ka asnje te drejte morale e aq me pak institucionale apo politike te akuzoje nje person si Agron Tufa qe nuk ka ndryshuar apo tradhetuar kurre bindjet e tij. politike, dhe qendrimin karshi tyre.

Si pasoje e brockullave te tua, dikush, ne rrjetet sociale shkruante se ti e ben nje gje te tille nga frika. Jo, ti nuk e ben nga frika ! Ti nuk ke frike, jo se je trim, po se ke eksperience dhe e di mire, qe edhe po re nga kali i pushtetit, i yti, mishin mund ta haje, po kocken do ta ruaje ashtu siç ta ka ruajtur deri me sot!

Reagimi yt ka rrenje ançestrale, te shkruara ne gjenezen e ADN-se tende! Nje specie si e jotja, nuk e pranon dot te verteten, pasi gjithe ekzistenca e tij dhe e sistemit qe e ka mbajtur dhe e mban ne pushtet, eshte e ndertuar nga mashtrimi!

Po ky nuk eshte faji yt, keshtu je gatuar, ashtu siç nuk eshte faji i lakuriqit te nates, qe nuk e pranon dot driten e diellit. Te te them hesht se eshte turp, eshte e kote, ndoshta dhe e pa drejte, pasi aty ku nuk ka, nuk merr as mbreti!

Megjithate, ne emer te njohjes se vjeter qe kemi dua te te jap nje keshille dashamire : Nje popull, sado i vogel qe te jete, prap eshte gjigand! Ndaj hesht, e lere gjigandin te fleje, se po u zgjua dhe hapi syte, syte e mashtrimit duhet te mbyllen, e zor se mund te dale nje tjeter Neritan ta ktheje nga rruga.