Izmira Ulqinaku: “Paqen e dëshmorëve të votës së lirë e prish ekzistenca e Gramoz Ruçit”

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Izmira Ulqinaku ka reaguar ashpër lidhur me vendimin e Kuvendit për të mbajtur një minutë heshtje në kujtim të dëshmorëve të 2 prillit.
“U ndjeva e tradhëtuar sot, kur dëgjova se vrasësit e Dëshmorëve të 2 Prillit ishin ftuar t’i nderojnë ata me 1 minutë heshtje në Parlament”, shkruan Ulqinaku.
Ajo e cilëson një teatër mjeran që uron për paqen e shpirtrave të Dëshmorëve të Demokracisë nga Parlamenti i diktuar prej votës së blerë nga krimi i organizuar dhe bandat e pushtetit.
“Paqen e dëshmorëve të votës së lirë e prish ekzistenca Gramoz Ruçi, ekzistenca e partisë së Sigurimit të Shtetit e Byrosë Politike, që sërish sot ka shkelur mbi votën e lirë, e mbi gjakun e atyre shpirtrave që s’po i lini të prehen në paqe! Gramoz Ruçi dhe Edi Rama! Shpirtat e tyre do të paqtohen ditën kur ju të ndëshkoheni nga vota e lirë! Dhe ajo ditë po afron!”, përfundon komentin Ulqinaku.