Basha nis takimet në kancelarinë federale në Berlin, pritje në nivelet më të larta edhe në Bundestag

The Federal Chancellery building offical residence of the German Chancellor Angela Merkel in Berlin

A po pritet Basha si Kryeministri I ardhshëm në kancelaritë europiane? Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është parë sot në mëngjes duke hyre në kancelarinë federale gjermane në Berlin. Burime për “BalkanËeb” bëjnë me dije se Basha ka takime me zyrtarë të rëndësishëm në kancelarinë e drejtuar nga Angela Merkel.

Kreu i PD ka udhëtuar ditën e djeshme për në Gjermani kur siç konfirmohet nga burimet e “BË” në Berlin, ai do të ketë takime edhe me drejtues të Parlamentit Gjerman, Bundestagut, zyrtarë të lartë të Qeverisë Federale, drejtuesit e partive simotra CDU dhe CSU etj.

Vizita e shefit të opozitës në Gjermani vjen pas asaj në Bruksel ku Basha u takua me kryetaren e CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer, presidentin e PPE Joseph Daul dhe eurodeputetë. Vizita e kreut të PD në Gjermani është e para që pas djegies së mandateve dhe kërkesave të opozitës për krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një mesazh përmes një postimi në faqen në Facebook, në nisje të protestës së kësaj të mërkure.

“Qytetarët shqiptarë janë ngritur kundër Maduros së Ballkanit i cili është kapur duke vjedhur. Ky vend ka zot! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar”, shkruhet në postimin e Bashës, ku përcillen edhe pamje drejtpërdrejtë nga protesta e sotme.
Kreu i PD-së ndodhet në Gjermani ditën e sotme, në kuadër të takimeve me zyrtarë të CDU-së dhe PPE-së.