Zhduket pa gjurmë ish-gazetari në Tiranë, familja e shpall në kërkim

Një ish-gazetar i Tv Klan, i njohur si Lazion Cini, 30 vjeç, rezulton i zhdukur që prej datës 28 mars 2019 nga banesa e tij.
Lajmin e ka dhënë vëllai i tij në një lidhje telefonike me Report Tv, për emisionin “Pa gjurmë”.
“Në datën 28 mars është parë në ish-Bllok në sheshin Wilson. Ka pasur kontaktin e fundit me një shok dhe më pas është zhdukur. Kontaktin e fundit e kam pasur po atë ditë. Kishte shenja depresioni. Atë ditë ka dalë për kafe dhe rastësisht është takuar me atë shokun. Telefonin e ka pasur të fikur rreth orës 7 të pasdites. Ai kishte 3 vite që kishte lënë punën në media. Pati veshur atlete të verdha sportive dhe tuta sportive”.
Vëllai i tij ka dhënë edhe informacione identifikuese mbi Lazionin
“Vëllai im është pak a shumë brun me mjekër, me sy jeshil, është trup mesatar, 1.82 i gjatë. Ka një tatuazh në dorën e djathtë tribal në formë biçiklete.’, tha vëllai i Lazion Cinit.