Ish-Presidenti: Rama ka treguar elementë të harbutërisë, bën hile në dialog dhe marrëveshje

Ish-Presidenti Buajr Nishani ka folur së fundmi për krizën politike në vend dhe deklaroi se roli i presidentit Ilir Meta është thelbësor. Ai theksoi se palët duhet të diskutojnë por sipas tij veçanërisht mazhorancës i mungon vullneti për tu ulur në bisedime
Nishani u shpreh në “Fax News” se, Rama në këto situata ka treguar elementë të harbutërisë dhe se bën hile në dialog dhe marrëveshje.

Unë besoj se presidenti ka dhe do të duhet të ketë një rol më të rëndësishëm. Institucioni i presidentit është përpjekur që të qëndrojë brenda kornizës kushtetuese, dhe unë vetëm kur kam qenë nën drejtimin e institucionit kam bërë përpjekje për uljen në dialog të palëve, po që kjo të ndodhë duhet që të ketë seriozitet nga vetë forcat politike.

Edhe president Meta e ka të gjithë vullnetin për të dhënë ndihmën e tij në zgjidhjen e ngërçit po është ndeshur me mungesën e bashkëpunimit nga ana e qeverisë. Kryeministri i vendit ka treguar element të harbutërisë, dhe hileve në dialog dhe marrëveshje. Nëse palët do të kenë vendosmëri për ta orientuar procesin te nisja e një modeli të ri për shqiptarët, edhe presidenti është gati që të kountribojë me rolin e tij.