Ballina Aktualitet Berisha nderohet në Itali me çmimin ndërkombëtar “Bonifacio VIII”

Berisha nderohet në Itali me çmimin ndërkombëtar “Bonifacio VIII”

Ish-Kryeministri Sali Berisha ishte në Itali ditën e diel, në një ceremoni ku u nderua me çmimin ndërkombëtar të Akademisë Bonifaciana, çmimin “Bonifacio \/|||”. Vetë Berisha ia ka rrëfyer mbështetësve të tij në rrjetet sociale, këtë udhëtim në qytetin Anagni dhe pritjen që u bë atje.
Në Itali, në qytetin Anagni!
Miq, ditën e diel unë isha në Itali në qytetin Anagni, pjesë e provincës së Frosinones, Romë, një qytet i lashtë me histori të madhe, qytet i 5 papëve, ndër të cilët, papës së famshëm Bonifacio VIII (i tetë)!
Në Anagni unë shkova i ftuar nga Presideni dhe Rektori i Akademisë Bonifaciana, zoti Sante De Angelis për të më nderuar me çmimin ndërkombëtar të Akademisë, çmimin “Bonifacio VIII”.
Ky çmim ndër vite u është akorduar personaliteteve të shquara italiane dhe të huaja, të politikës, shkencës, biznesit, kishës, ushtrisë dhe fushave të tjera. Që nga themelimi i Akademisë e në vazhdim, çmimin e saj e kanë marrë kryeministra, kryetarë parlamentesh e ministra. Ndër ta mund të përmend Papa Gjon Pali II, Benedikti XVI, Antonio Tajani, Julia Timoschenko, Giulio Andreotti, Carlo Azeglio Ciampi, Oscar Luigi Scalfaro, Anthony Troy Carter, Rita Levi Montalcini, Presidenti i Parlamentit Europian Jerzy Karol Buzek etj, etj..

Në ceremoninë madhështore të organizuar me këtë rast në pallatin municipal të qytetit, merrnin pjesë përfaqësues të qeverisë, Vatikanit, kishës, diplomacisë, ushtrisë, shkencës, biznesit, policisë.
Presidenti dhe Rektori i Akademisë Bonifaciana, Sante De Angelis u ndau çmimet e vitit, çmimet kombëtare dhe ndërkombëtare të Akademisë, personaliteteve të fushave të ndryshme.
Në këtë ceremoni, në momentin e marrjes së çmimit, mbajta një fjalë të shkurtër, në të cilën i shpreha mirënjohjen time të thellë Akademisë Bonifacio VIII, Presidentit dhe Rektorit të saj, zotit Sante De Angelis, për nderin e madh, që më bënë duke më akorduar këtë çmim prestigjioz si dhe për interesin, ndihmën dhe solidaritetin e tyre miqësor me shqiptarët dhe kryesisht ata më në nevojë në Shqipëri dhe Kosovë, për bashkëpunimin dhe nderimin që kjo Akademi dhe udhëheqja e saj i ka bërë Kishës Katolike në Shqipëri, drejtuesve të saj të shquar.
Unë gjithashtu shfrytëzova rastin të falenderoj me mirënjohje popullin mik italian dhe qeverinë italiane për mbështetjen e fuqishme dhe miqësinë e dëshmuar në këto dekada ndaj Shqipërisë.

Exit mobile version