Berisha nderohet në Itali me çmimin ndërkombëtar “Bonifacio VIII”

Ish-Kryeministri Sali Berisha ishte në Itali ditën e diel, në një ceremoni ku u nderua me çmimin ndërkombëtar të Akademisë Bonifaciana, çmimin “Bonifacio \/|||”. Vetë Berisha ia ka rrëfyer mbështetësve të tij në rrjetet sociale, këtë udhëtim në qytetin Anagni dhe pritjen që u bë atje.
Në Itali, në qytetin Anagni!
Miq, ditën e diel unë isha në Itali në qytetin Anagni, pjesë e provincës së Frosinones, Romë, një qytet i lashtë me histori të madhe, qytet i 5 papëve, ndër të cilët, papës së famshëm Bonifacio VIII (i tetë)!
Në Anagni unë shkova i ftuar nga Presideni dhe Rektori i Akademisë Bonifaciana, zoti Sante De Angelis për të më nderuar me çmimin ndërkombëtar të Akademisë, çmimin “Bonifacio VIII”.
Ky çmim ndër vite u është akorduar personaliteteve të shquara italiane dhe të huaja, të politikës, shkencës, biznesit, kishës, ushtrisë dhe fushave të tjera. Që nga themelimi i Akademisë e në vazhdim, çmimin e saj e kanë marrë kryeministra, kryetarë parlamentesh e ministra. Ndër ta mund të përmend Papa Gjon Pali II, Benedikti XVI, Antonio Tajani, Julia Timoschenko, Giulio Andreotti, Carlo Azeglio Ciampi, Oscar Luigi Scalfaro, Anthony Troy Carter, Rita Levi Montalcini, Presidenti i Parlamentit Europian Jerzy Karol Buzek etj, etj..

Në ceremoninë madhështore të organizuar me këtë rast në pallatin municipal të qytetit, merrnin pjesë përfaqësues të qeverisë, Vatikanit, kishës, diplomacisë, ushtrisë, shkencës, biznesit, policisë.
Presidenti dhe Rektori i Akademisë Bonifaciana, Sante De Angelis u ndau çmimet e vitit, çmimet kombëtare dhe ndërkombëtare të Akademisë, personaliteteve të fushave të ndryshme.
Në këtë ceremoni, në momentin e marrjes së çmimit, mbajta një fjalë të shkurtër, në të cilën i shpreha mirënjohjen time të thellë Akademisë Bonifacio VIII, Presidentit dhe Rektorit të saj, zotit Sante De Angelis, për nderin e madh, që më bënë duke më akorduar këtë çmim prestigjioz si dhe për interesin, ndihmën dhe solidaritetin e tyre miqësor me shqiptarët dhe kryesisht ata më në nevojë në Shqipëri dhe Kosovë, për bashkëpunimin dhe nderimin që kjo Akademi dhe udhëheqja e saj i ka bërë Kishës Katolike në Shqipëri, drejtuesve të saj të shquar.
Unë gjithashtu shfrytëzova rastin të falenderoj me mirënjohje popullin mik italian dhe qeverinë italiane për mbështetjen e fuqishme dhe miqësinë e dëshmuar në këto dekada ndaj Shqipërisë.

Ne Itali ne qytetin Anagni!Miq, diten e diele une isha ne Itali ne qytetin Anagni, pjese e provinces se Frosinones, Rome, nje qytet i lashte me histori te madhe, qytet i 5 papeve, nder te cilet papes se famshem Bonifacio /||| (i tete)!Ne Anagni une shkova i ftuar nga Presideni dhe Rektori i Akademise Bonifaciana, zoti Sante De Angelis per te me nderuar me çmimin nderkombetar te Akademise, cmimin “Bonifacio /|||”.Ky cmim nder vite u eshte akorduar personaliteteve te shquara italiane dhe te huaja, te politikes, shkences, biznesit, kishes, ushtrise dhe fushave te tjera. Qe nga themelimi i Akademise e ne vazhdim çmimin i saj e kane marre kryeministra, kryetare parlamentesh e ministra. Nder ta mund te permend Papa Gjon Pali II, Benedikti XVI, Antonio Tajani, Julia Timoschenko, Giulio Andreotti, Carlo Azeglio Ciampi, Oscar Luigi Scalfaro, Anthony Troy Carter, Rita Levi Montalcini, Presidenti i Parlamentit Europian Jerzy Karol Buzek etj, etj..Ne ceremonine madheshtore te organizuar me kete rast ne pallatin municipal te qytetit merrnin pjese perfaqesues te qeverise, Vatikanit, kishes, dipolmacise, ushtrise, shkences, biznesit, policise. Presidenti dhe rektori i Akademise Bonifaciana, Sante De Angelis u ndau çmimet e vitit, cmimet kombetare dhe nderkombetare te Akademise, personaliteteve te fushave te ndryshme.Ne kete ceromoni ne momentin e marrjes se çmimit mbajta nje fjale te shkurter te cilen shpreha mirenjohjen time te thelle Akademise Bonifacio /|||, Presidentit dhe Rektorit te saj zotit Sante De Angelis per nderin e madh qe me bene duke me akorduar kete çmim prestigjioz si dhe per interesin, ndihmen dhe solidaritetin e tyre miqesor me shqiptaret, dhe kryesisht ata me ne nevoje ne Shqiperi dhe Kosove, per bashkepunimin dhe nderimin qe kjo Akademi dhe udheheqja e saj i ka bere kishes katolike ne Shqiperi, drejtuesve te saj te shquar. Une gjithashtu shrytezova rastin te falenderoj me mirenjohje popullin mik italian dhe qeverine italiane per mbeshtetjen e fuqishme dhe miqesine e deshmuar ne keto dekada ndaj Shqiperise. Ketu keni ne videon e meposhtme fjalen time. sb

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 2. April 2019