Ballina Aktualitet Basha në Shkodër: Protesta ka vetëm një përfundim, atë që pati protesta...

Basha në Shkodër: Protesta ka vetëm një përfundim, atë që pati protesta e 2 Prillit, rrëzimin e diktatuës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjesë sot në ceremoninë përkujtimore për 4 dëshmorët e masakrës së 2 prillit 1991 në Shkodër.
Pasi vendosi kurora me lule në memorialin e tyre, kryetari i PD tha se për këtë ngjarje nuk janë marrë përgjegjësitë e duhura.
“Ne ikëm nga strofulla e krimit sepse nëse nuk do të iknim do të ishte njësoj sikur të sihim ende në 2 prill të 1991, por në anën e krimit. Sot në Shkodër dhe mbarë Shqipërinë situate është e ngjashme me fjalët e At Zef Pëllumbit ku njerëzit e ditur nuk dinin më kurrëgja dhe të paditurit dinin dhe ishin gati të bënin gjithçka. Ky është realiteti i sotëm, prandaj edhe sot nuk tingëllon kurrë më kaq aktuale 2 prilli. Në delir nga aleanca e politikës me krimin, shëmbëlltyra e këtij regjimi mendon se mund të bëjë pa opozitën, mund ta marrë Shkodrën edhe pa zgjedhje dhe mund ta mbajë dhe Shqipërinë nën zgjedhë. Por nuk ka as gaz lotsjellës, as paarat shtypës që mund të kthejë qetësin e kufomën politike, Rilindjes.
Protesta ka vetëm një përfundim, atë që pati protesta e 2 Prillit, rrëzimin e diktatuës, triumfin e lirisë dhe demokracisë. Në këtë përvjetor, s’mund të rri papërmendur një marre që komunizmi i bëri Shkodrës. Askund s’jam vënë më shumë në mendime se sa për shkeljet dhe përdhosjes që komunizmi i bëri kryeqytetit të Shkodrës, jeruzalemin e shqiptarisë, komunizmi gjakatar hapi muzeun e parë ateist të botës; parrullën e një qytetërimi të pazotë. Atje Krishti u ngjall, këtu i ringjall feja pas diktaturës. Shkodra do ta bëjë hasha këdo që shet dhe blen votën dhe të gjithë po bëhen gati që nën shëmbullin e Shkodrës. Sot nuk i drejtohem vetëm shkodranëve, por edhe të gjithëve se nderimi dhe përkujtimi për 4 heronjtë e 2 prillit, jemi dhe duhet të jemi krenar për këtë çmim të lavdishëm që keni vendosur në altarin e demokracisë”, u shpreh ndër të tjera Basha.

Exit mobile version