Banorët e Unazës së Re paralajmërojnë Ramën: “Do të heqim zvarrë si Çaushesku”!

Banorët e Unazës së Re ashtu sikurse çdo ditë tjetër kanë protestuar edhe ditën e sotme kundër projektit të ”Unazës së Re”. Për afro 5 muaj ata kanë protestuar kundër këtij projekti, ndërkohë në mbështetje të tyre kanë ardhur edhe deputetët e opozitës. dorian
Në një deklaratë mbrëmjen e sotme ish-deputeti i opozitës Klevis Balliu duke folur për rritjen e kriminalitetit, ku sipas tij bandat po fshihen pas ministrave, deputetëve dhe në parlament, u ka bërë thirrje banorëve dhe të gjithë mbështetësve opozitës të mblidhen ditën e nesërme të protestojnë përballë Parlamentit.
”Turp i madh për ne dhe njollë e zezë për Shqipërinë që kemi pasur një Kryeministër të tillë.Një kryeministër që ka përdorur atë fjalor pavarësisht se e dinte që atë e ndiqnin fëmijë, zonja e zotërinj të të gjithë Shqipërisë. Ai ka përdorur atë fjalor në parlament në institucione dhe takime të tjera…ndaj mendoj se ne nuk mund të merremi me atë. Ndaj ju ftoj nesër në protestë para Parlamentit në orën 09:30.Jo për interesa politike por për interesa kombëtare. Edi Rama është kërcënim kombëtar sepse po destabilizon Shqipërinë me bandat e krimit të organizuar, banda të cilat shihen pas kompanive që fitojnë tendera në ministritë e Edi Ramës, shihen pas deputetëve e llogarive off shore të Edi Ramës”.
Ndërkohë, në përmbushje të 5 muajve protesta për të kërkuar mos shembjen e banesave të tyre nga projekti i Unazës, projekt të cilin banorët e cilësojnë si korruptiv, ka folur edhe nëna e Dorjan Protoduarit.

Në thirrjen e saj, ajo i është drejtuar kryeprokurores Arta Marku duke i kërkuar mos shoqërimin e banorëve të Astirit, pasi ata sipas saj janë duke luftuar për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Protoduari i ka bërë thirrje Kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku të mos bëhet vegël e politikës dhe e kryeministrit Rama, por të japi një vendim të drejtë. Po ashtu Protoduari i është kthyer edhe kryeministrit Rama për të cilin është shprehur se: ” Jemi lodhur me këtë kryeministër duke thënë ”Turp!”, por ky turpin e ka ngrënë me bukë. Prandaj sot po i bëjmë thirrje Arta Markut. Zonja Prokurore mos u bëjë vegël qorre e Edi Ramës. Boll, ne duam drejtësi! Mos arresto djemtë tanë që ngrehin zërin për të drejtën e tyre. Por arresto, që nga droga, krimi.. po vriten gjithë njerëzit në Shqipëri.
Të bëjmë thirrje nga Unaza e Re, mos jep vendim për djemtë tanë. Ata nuk kanë bërë gjë, vetëm kanë kërkuar të drejtën e tyre. Kërkojnë të drejtën e fjalës, të drejtën e shtëpisë. Prandaj i thuaj këtij projekti të marrë fund me atë vjedhje dhe vendos përpara drejtësisë Gjiknurin, Afrimin dhe këdo që ka dorë në këtë aferë korruptive. Kemi 5 muaj këtu, ti mos u bëj vegël e Edi Ramës.
Rama do të ketë fundin e hidhur të çdo diktatori. Do ta heqim zvarrë si Çausheski, ka për të përfunduar nëpër burg, do të përfundojë ky diktator i vendit. Do ta heqim zvarrë,ska kund për të ikur do të përfundojë vetëm në birucat e këtij shteti”.

protoduari