Shqipëria në flakë, 249 vatra zjarri, Rama në kozmetikë

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e vatrave të zjarrit që janë raportuar në të gjithë Shqipërinë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes janë evidentuar 245 vatra zjarri në total.

Ndërkohë që qarku që ka pasur më shumë vatra zjarri raportohet të jetë Elbasani, ku janë evidentuar 49 zjarrvënie dhe nga ku janë djegur 15 hektar sipërfaqe pylli.

Ndërkohë që qarqet e tjera më problematike janë Shkodra me 44 vatra zjarri dhe Dibra me 39. Ndërkohë që në total sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes janë djegur 240 hektarë sipërfaqe, ndërkohë që janë proceduar vetëm 57 persona.
Në këtë listën nuk janë shtuar dhe tre rastet e zjarrvënies që u raportuan ditën e sotme.

E ndërsa vendi është në flakë si anësjëherë më parë, Rama ka zgjedhur të bëjë kozmetikë me qeverinë. Nuk raportohet për asnjë zjarrfikës në vatrat e zjarrit. Burimet sqarojnë se zjarret nuk janë të rastësishme dhe se është stina e përgatitjes për mbjelljen e drogës.

Duke qenë se vendi është pa qeveri reale, trafikantët kanë menduar se mund të mbushin sërish vendin me drogë aq më tepër se duhen disa qindramilionë euro të tjera për kullat e drogës në Tiranë.